Stefan Fule ka thënë sot në Beograd se BE është e gatshme të jep fonde në vlerë prej miliarda eurove, si ndihmë për projektet për lidhje në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa, ka përsëritur qëndrimin e tij, duke thënë se BE nuk do të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën.
Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian (BE), Stefan Fule, ka thënë se BE nuk do të kërkojë asnjëherë që ta njehë pavarësinë e Kosovës, por normalizim të marrëdhënieve.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur për mediat serbe se BE është e gatshme që shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor t’u ofrojë edhe 10 miliardë euro kredi, transmeton lajmi.net.
Ai këto komente i bëri pas takimit të ministrave të jashtëm dhe të ekonomisë,që u mbajt sot në Beograd.
“Pozicioni i BE-së mbetët i njëjtë si në vitin e kaluar, kur patëm krijuar kornizën e bisedimeve. Atëherë patëm thënë se presim vazhdim të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ne edhe atëherë nuk kemi kërkuar njohjen e Kosovës, dhe këtë nuk e kërkojmë që të bëhet as sot”, ka thënë Fule.















