“FSK-ja tashmë ka bërë traditë organizimin e aksioneve për dhurimin e gjakut në nivel vendi, duke qenë njëherësh edhe donatori kryesor i saj, dy herë brenda vitit”, tha drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në MFSK, Harjush Kurtaj.
Ndërsa, mjekja Kymetane Bela, e cila e udhëhoqi aksionin humanitar, u shpreh mjaft e kënaqur me përkrahjen e pjesëtarëve të FSK-së dhe stafit civil të MFSK-së gjatë këtij aksioni
Vlen të përmendet se pjesëtarët e FSK-së gjatë dy aksioneve të këtij viti, aksioni të shkurtit dhe atij të gushtit, kanë dhuruar mbi 1240 doza gjak për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.






















