Kështu ka deklaruar për gazetën “Danas” të Beogradit këshilltari për Politikë të Jashtme i kryetari serb Ivan Mërkiq, transmeton Koha.net .
Mërkiq ka shtuar se krahas Sudanit, po për arsyen e mosnjohjes së Kosovës, janë dekoruar edhe 30 shtete të tjera afrikane. “U erdhi radha vendeve afrikane, e po këtë mirënjohje e kanë marrë edhe vendet aziatike që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Pos kryetarit të Sudanit këtë mirënjohje e kanë marrë kryetarë të 30 shteteve afrikane”, ka thënë Mërkiq.
Ai ka shtuar se është dekoruar edhe kryetari i Komisionin të Unionit Afrikan Erastus Mvença si dhe kryetari i Afrikës Jugore Jacob Zuma.“BE ka kontaktuar lidhur me këtë çështje dhe ne kemi dhënë sqarime” ka thënë Mërkiq. Në pyetjen e gazetës nëse Nikoliqi, para dekorimit ë kryetari të Sudanit ka pasur njohuri se Omar el-Bashir është i akuzuari për gjenocidi e krime lufte dhe arratisur nga drejtësia e Hagës, Mërkiq ka thënë se “ky dekorim nuk ka pasur si të anashkalohet”. Omar e Bashar akuzohet për vrasjen e më shumë 300 mijë personave dhe zhvendosjen e mbi dy milionë njerëzve gjatë krizës në Darfur në periudhën 2003 – 2008.
Pos kryetarit të Sudanit Nikoliq ka dekoruar edhe kryetarët e Algjerisë, Angolës, Botsuanës, Guinesë Ekuatoriale, Eritresë, Etiopisë, Zambisë, Republikës së Kepit të Gjelbër, Zimbabvesë, Afrikës Jugore, Sudanit Jugor, Kamerunit, Kenisë, Kongos, Republikës Demokratike të Kongos, Madagaskarit, Malit, mbretit të Marokut, kryetarët e Mauriciusit, Mozambikut, Namibisë, Nigerisë, Ruandës, Sao Toma e Principe, Sejshelit, Tunizisë, Ugandës si dhe të Republikës së Afrikës Qendrore.















