Nikolla Gruevski mbrëmë nga Shtipi ka dhënë disa paralajmërime të qarta e deri të frikshme se çfarë mund ti ndodhë Maqedonosë nëse vota nuk shkon për partinë e tij.
“Tanimë disa herë po i përsëris punët me kantonizimin, dygjuhësinë, federalizimin. I përsëris për një arsye, se të mos na ndodhë gabimi. Nëse bëjmë gabim, ajo do të jetë e kobshme, nuk ka kthim prapa, kur do të bëhet diçka në këtë aspekt”, theksoi Gruevski.
Lideri i VMRO-DPMNE thekson që të mos ndodhë ky gabim sepse është e qartë çfarë mund t’i ndodhë Maqedonisë nëse nuk fiton 63 deputetë















