Një gjë të tillë sot e njoftoi edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i cili tha se Kosova po përparon në luftimin e krimit dhe korrupsioni dhe është e gatshme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Freedom House evidenton se vetëm Kosova ka përmirësim nga vendet e rajonit në luftën kundër korrupsionit, në pavarësinë e gjyqësorit, si dhe në pavarësinë e medieve”, ka thënë Mustafa.
























