Vozitësi i makinës pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia e Francës tha se incidenti ka ndodhur në orën 8 të mëngjesit në lagjen, Levallois-Perret, të Parisit.
Patrick Balkany, kryetar i kësaj lagjeje, tha se vetura e tipit BMW e ka qëlluar grupin e ushtarëve dhe nuk ka dyshim se “ky ishte akt i qëllimshëm”, njofton rel.
Prej nëntorit të vitit 2015, kur sulmuesit në Paris i kanë vrarë 130 vetë, Franca është në gjendje të jashtëzakonshme.
Në këtë vend ka ndodhur një seri e sulmeve kundër forcave të sigurisë, e veçanrisht në vendet kryesore turistike.






















