Vetë kandidati për president kohë më parë kishte konfirmuar se gruaja e tij ishte paguar, por duke shtuar se ajo ka kryer një punë të vërtetë.
Sipas gazetës ky rast do të mund të trajtohej në dy rrugë: e para për t’ia dërguar rastin një gjyqtari hetues i cili do të vazhdonte për gjetjen e provave dhe e dyta për ta dërguar çështjen para një gjykate penale.
Ky skandal i ka kushtuar mjaft shumë Fillonit, i cili në sondazhet e fundit po del i treti në garë, kurse para publikimit të këtij skandali ai kryesonte listën.






















