Tre shqiptarë janë arrestuar në Caen të Francës, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u vunë në pranga rreth orës 2:20 të kësaj të diele, pasi dyshohen se kanë vjedhur një çantë nga një makinë.
Ka qenë një dëshmimtar i cili lajmëroi policinë duke u thënë se kishte paraë tre persona që po përqiqeshin të thyenin xhamin e një makinë, në rrugën “Chemin Vert”.
Më pas, policia ka arrestuar shqiptarët. Atyre nuk iu gjet çanta e vjedhur. Por, njërit prej shqipatrëve iu gjet një parfum që ishte vjedhur nga çanta, raportojnë mediat franceze, shkruan Syri.net.















