Nga ana tjetër pozita këmbëngulë se hapja e kësaj qendre është një moment i rëndësishëm në luftë kundër vuajtjeve të varfërisë për shkak se të varurit nga droga do të jenë në gjendje të konsumojnë drogë në kushte sanitare.
Qendra është e vendosur në afërsi të stacionit bë Paris, ku kjo lagje është e njohur që ka shumë të varur nga droga, këtë objekt priten ta vizitojnë 100 persona në ditë, njoftoi AFP, transmeton lajmi.net.
Qendra të ngjashme ekzistojnë edhe në Austri, Kanada, Danimarkë, Gjermani, Luksenburg, Holandë, Norvegji, Spanjë dhe Zvicër.
Kjo qendër do të këtë 20 të punësuar, e cila do të përfshijë mjekë, infermierë, punonjës socialë dhe roja.
Ministria franceze e Shëndetësisë njoftoi sot se “statusi shëndetësor i përdoruesve të drogës në Francë mbetet shumë shqetësuese”, duke pasur parasysh se, sipas të dhënave të vitit 2011, më shumë se 10 për qind janë të infektuar me HIV, dhe më shumë se 40 për qind e virusit të hepatitit C.
























