Përplasja e mjetit tip Mercedes Benz, ku udhëtonin tre të rinj nga Gjirokastra ka qenë shumë e fuqishme, sipas policisë. Makina kishte kapërcyer bordurën në anë të rrugës dhe është gjetur 6 metra larg, pranë fshatit Buzëmadh. Shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin tre të rinjtë dhe lagështia e asfaltit kanë qenë fatale për 23 vjeçarin Gazmir Meçaj që ndërroi jetë në vend nga përplasja.















