Në këto foto të rralla shihet ajo që është cilësuar si varka e fundit e shpëtimit e Titanikut.
Varka u gjet një muaj pas mbytjes së Titanikut, rreth 200 milje larg vendit të përplasjes.
Varka prej drurit kishte brenda tre trupa të dekompozuar.
Ajo u zbulua më 13 maj të vitit 1912 nga anija RMS Oceanic.
Nbë carkën e shpëtimit ishin trupat e dy zjarrfikësve dhe të një pasagjeri të klasit të parë, të quajtur Thomson Beattie, 37 vjeç, i cili mbante veshur xhaketën e darkës.
Fotot e jashtëzakonshme të varkës do të dalin në ankand së bashku me një shënim të bërë me shkrim dore, ku përshkruhet gjendja e trupave të dekompozuar.
Në shënim thuhej se trupat ishin kaq të kalbur, sa njërit i ra krahu gjatë operacionit.
Ato publikohen pak ditë pas publikimit të një videoje të animuar, ku tregohet se si u mbyt Titaniku (VIDEO SIPER).




















