Ndërsa disa të rinj shkulnin drunjtë e rrethimit të këndit të lojërave, vëmendja të tërhiqej nga Jamarbër Malltezi, i cili ndiqte i qetë protestën prapa rrethimit ku po ndërtohet këndi i lojërave.
Përgjatë gjithë qëndresës së tij në protestë, Malltezi u pa që të fliste në telefon me persona të ndryshëm, pasi tërë kohës bënte telefonata.
Gjithashtu ai shkëmbente mesazhe, bënte foto. E ndërsa iu afrua protestës, sërish shkruante.
Çfarë mund të dojë një sekretar i Partisë Demokratike në një protestë të shoqërisë civile dhe që tërë kohës shkruan dhe flet përmes telefonit, ku nuk mungon as pamja e qeshur sikur gjërat po i ecin mbarë? Fotot flasin vetë…


















