Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, një nga emrat më të rëndësishëm të dalë nga Forumi Rinor Eurosocialist, ka publikuar disa foto të rralla nga themelimi i FRESSH, 24 vjet më parë.
Megjithatë një komentues ka ngritur pikëpyetje për tre gishtat në një foto.
Por Majko ka bërë një sqarim.
“Jo, nuk ka të bëjë me ato tre gishtat që mendon. Ai është aktori i njohur sot, Alfred Trebicka. Po i numëronte fotografit kur duhet ta shkrepte dhe ai si ‘profesionist’ nuk priti, por e bëri edhe më origjinale foton”.






















