Një tjetër makinë është nxjerrë nga ujërat e liqenit të Shkopetit në Mat. Gjatë ditës së sotme, polumbarët e RENEA-s kanë nxjerrë nga uji një makinë tip “Benz 250” me targa AA 587 CP.
Dyshohet se mund të ketë rreth tre muaj në ujë. Policia po vijon veprimet për identifikimin e pronarit të automjetit.
Por sipas policisë, as kjo nuk është makina për të cilën 3 ditë më parë kanë nisur kërkimet, pas lajmërimit të peshkatarëve se një mjet kishte rënë në ujë në orën 5 të mëngjesit të ditës së hënë.
Deri më tani policia ka nxjerrë 3 makina nga liqeni i Shkopetit, por asnjëra nuk është makina që ka rënë 3 ditë më parë. Besohet se të gjitha këto makina janë hedhur në liqen për të fshehur gjurmët e krimeve që janë kryer.
















