Një shqiptar është dënuar dje me 8 muaj burgim për kultivim kanabisi nga një gjykatë britanike, raportojnë mediat lokale.
Gjykata vendosi gjithashtu që pasi të mbarojë dënimin, 24-vjeçari Ermal Muça, emigrant i paligjshëm, të dëbohet nga Britania.
Ermal Muça u kap në një plantacion kanabisi. Në gjykatë u tha se shqiptari ka qenë roje dhe paguhej 300 paund në muaj për punën që bënte. /Syri.net/
Ermal Muça















