Një i moshuar është arrestuar në Maqedoni pasi u kap me 580 gramë kokainë, raportojnë sot mediat lokale.
Në pranga është 73-vjeçari M.A. nga Gostivari.
Sipas policisë maqedonase, që e kanë cilësuar aksionin e arrestimit të 73-vjeçarit “pengim të trafikimin ndërkombëtar të kokainës”, i arrestuari e ka marrë drogën nga një shtetas shqiptari (identiteti i të cilit nuk dihet ende) me qëllim që ta transportojë në Australi.
Për këtë, 73-vjeçarit i është premtuar shpërblim 700 euro, 350 nga të cilat tashmë i janë dhënë, ndërsa pjesa tjetër i është premtuar pasi të kryente porosinë.
73-vjeçari është kapur me drogën në vendkalimin kufitar Tabanoc, në kufirin Maqedoni-Serbi, në një autobus që qarkullon në linjën Strugë-Vjenë.
Ndaj tij është vendosur masa e arrestit me 30 ditë burg. /Syri.net/




















