Vizita mbretërore e Princit Charles të Uellsit dhe Dukeshës Camilla të Cornwall-it, pos që ishte shumë e rëndësishme për shtetin e Kosovës dhe imazhin e vendit, u përcoll edhe më shumë emocione edhe nga mediat ndërekombtare.
Shumë i emocionuar Princi Charles është ndarë kur u takua me Nënat Gjakovare dhe dëgjoi rrëfimet e tyre.
Ai madje ka shpërndarë edhe disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet në përqafimin e nënave kosovare.
“The Prince of Wales and Duchess of Cornwall Appreciation Society”, është llogaria e përbashkët e çiftit mbretëror në Facebook ku, janë shpërndarë fotografitë, por edhe të gjitha aktivitet që Princi dhe Dukesha zhvilluan në Kosovë.
















