Kjo është varka me të cilën 18 emigrantë shqiptarë dhe dy trafikantët po tentonin të kalonin nga Franca për në Britani të Madhe.
Emigrantët rrezikun mbytjen dhe u shpëtuan nga Roja Bregdetare e Britanisë së Madhe pasi dhanë alarmin SOS.
Në ndihmë të tyre shkoi një helikopter dhe një varkë, duke bërë të mundur evakuimin e 18 emigrantëve nga Shqipëria, të cilët u shoqëruan për t’u marrë në pyetje.
Gjithashtu u arrestuan edhe dy trafikantët që do të kontrabandonin shqiptarët.



















