Katër shqiptarë janë arrestuar në një aeroport të Italisë, pasi u kapën me dokumente të falsifikuara. Pasi u morën në pyetje, ata deklaruan se kishin për synim të udhëtonin për në Britani të Madhe, konkretisht në Londër.
Shqiptarët e arrestuar janë Klevis Zaraj, Gilbert Malecaj, Edison Bajramaj dhe Shkëlqim Çokaj. Dy të fundit janë arrestuar muajin e kaluar, por emrat u bënë publikë nga policia italiane ditën e sotme.
Shqiptarët kishin fotografi të falsifikuara në kartat e identitetit. Masat e policisë nëpër aeroportet e vendeve të BE janë forcuar pas sulmeve terroriste të ndodhura në Bruksel.


















