• Latest
  • Trending
  • All

FOTO/ Ja nga e ka prejardhjen nëna e Skënderbeut

29/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

FOTO/ Ja nga e ka prejardhjen nëna e Skënderbeut

29/04/2016
in Histori

Hasemi shpesh kohët e fundit me propagandën mjerane të individëve të paskrupullt ose të islamikëve te caktuar (agjent të UDB e më gjerë) që duan të na e nxjerrin Vojsava Triballin – nënën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu – etnikisht jo shqiptare por sllave. Po sjellim një sërë të dhënash historike, që nga lashtësia deri në ditët e sotme, që dëshmojnë qartë që Vojsava Triballi ishte shqiptare.

I pari që flet për Vojsava Kastriotin është Marin Barleti (1508) i cili shkruan se ajo ishte bashkëshortja e Gjon Kastriotit dhe bija e princit fisnik të Triballëve, por nuk përcakton përkatësinë etnike të saj. Familja aristokrate e Muzakajve kishte lidhje miqësore të ndersjelltë me atë të Kastrioteve. Gjon Muzakaj mik i familjes së Skënderbeut dhe bashkëkohës i tij në skenderbeu Memorada” shkruan: “Gjon Kastrioti, i ati i zotit Skënderbeg, pati për grua zonjën Vojsava Tribalda, me të cilën lindën katër fëmijë meshkuj dhe pesë fëmijë femra”. Sipas Fan S. Nolit, është Gjon Muzakaj i pari që përmend mbiemrin Tribalda të Vojsava Kastriotit. Gjon Muzakaj shkruan: ”E ëma e të thenit zotit Skënderbeg, gruaja e të thenit zotit Gjon, pati emrin Vojsava Tribalda dhe vinte nga një derë e fisme”. Lind pyetja; Pse Gjon Muzakaj nuk u shpreh mbi përkatësinë etnike të Vojsava Kastriotit? Ai ishte mik i kësaj familje dhe kushëri i parë i Donika Kastriotit sipas prof. dr. Kristo Frashërit. Përkatësia etnike e Vojsavës ka qënë e ditur jo vetëm prej tij, por edhe nga të tjerë bashkëkohës të Muzakës, të trashgimtarëve të tyre, rrethit miqësor e të tjerë. Kjo është një arsye më shumë për t’u bashkuar me mendimin e disa studiuesve serioze rreth kësaj çështje, të cilët thonë se, meqënëse dihej përkatësia etnike shqiptare e saj nga Muzakaj e të tjerët në kohën e tij, nuk ka qënë e nevojshme të trajtohej më tej përkatësia e saj etnike.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Në ndihmë të përkatësisë etnike të Vojsava Kastriotit na vijnë dokumente të bashkëkohësve të saj, që shprehen se ajo mbante të njëjtin mbiemër (Tribalda) bashkë me Vrana Kontin. Gjon Muzaka për Vrana Kontin shkruan: ”Një princ shqiptar me titullin “Markez” i Tribalda, i cili jetonte në Itali pas vdekjes së Skënderbeut dhe kishte gjak prej të Muzakajve”. Pra ky komandant i shquar në ushtrinë e Skenderbeut, që shkëlqeu edhe në ushtrinë e mbretit të Napolit, që mbante titujt aristokrat Dukë i Ferrandinos dhe Markez i Triballëve, ishte gjak i pastër arbëror dhe mbante të njëjtin mbiemër me Vojsavën, mbiemrin Tribalda. Kjo do të thotë se ata ishin të një gjaku arbër, kishin të njëjtën përkatësi etnike dhe që të dy vinin nga një degëzim i familjes fisnike të Muzakajve.

Nga disa studiues si zotëruesi i krahinës së Pollogut na jepet i ati i Vojsava Kastriotit dhe këtë e dëshmojnë autoret: Anonimi në veprën ”Punët e ndritëshme të zotit Gjergj Kastriotit Skenderbeu” (1539), Francesko Sansovani (1568), Lavardini (1577) e të tjerë, te cilët shprehen se Vojsava ishte e bija e princit të Pollogut.

Cilës etni i përkiste princi i Pollogut, i ati i Vojsavës?

Pas vdekjes së Stefan Dushanit dhe shëmbjes së perandorisë së tij serbe, sipas disa burimeve historike, fisnikët e Arbëris u ngritën dhe rimorën territoret e tyre të humbura. Prof. Pëllumb Xhufi në studimin e tij ”Zotërimi i Gropave të Dibrës në shek. XIII-XIV” na sjell një fakt interesant. Pas vdekjes së S. Dushanit zotëruesi i trevës së Dibrës përmendet zhupani i madh Andrea Gropa. ”Ky arriti të presë monedhën e tij, gjë që tregon se ai kishte mundur të ngrej një principatë mjaft të fuqishme”. Me tej autori shpjegon se A. Gropa i shkoi në ndihme despotit të Beratit, vjehërrit të tij, Andrea Muzaka për marrjen e Kosturit, i cili sundohej nga princi serb Marko Krajlevic. Me rënien e tij, Kosturi u kaloi Muzakajve, kurse Andrea Gropa u be sundimtar edhe i Ohrit. Të njejtin fat me atë të M. Krajlevicit patën edhe princër të tjerë serb, që sunduan në territoret shqipetare të ardhur në pushtet gjatë sundimit të S. Dushanit.

Studiues e historianë të kësaj periudhe, ndër këta Fan S. Noli, argumentojnë se gjatë shekujve XIII-XIV fisnikët arbër sundonin deri në rrjedhën e sipërme të Vardarit, si Balshajt, Gropajt, Muzakët, Kastriotët e të tjerë. Brenda këtij territori përfshihej edhe Pollogu, zotërues i të cilit ishte i ati i Vojsavës. Sipas tyre princi i Pollogut duhet të ishte arbër, pasi një princ serb nuk mund të ushtronte pushtetin e tij në një territor të rrethuar nga fisnik arbër. Rreth popullimit të këtij rajoni me shqiptar, shkrimtari yne Ismail Kadare është shprehur: ”Është absurde, që shqiptarët nga majat e larta të Shqipërisë te mos e kishin vërejtur një fushë aq pjellore para hundës së tyre, e serbët gjoja e paskan parë këtë fushë të begatshme, që përtej Danubit, nga Rusia e largët”.

Mbi përkatësinë etnike të princit të Pollogut na sjell një informacion me shumë interes studiuesi dibran Hilmi Sadiku. Në studimin e tij ai pohon se Andrea Engjëll Flav Komneni e nxjerr Vojsava Kastriotin nga familja e Muzakajve. Po në këtë punim të tij rreth përkatësisë etnike të Vojsavës thuhet se Kostandini, djali i Gjon Muzakës, mbështetur në gjenealogjinë që i dërgoi Andrea Engjëll Flav Komneni i bëri një shtesë kronikës së të atit (Gjonit), për t’ua lënë pasardhësve në të cilën thuhet: ”Vojsava jepet e bija e Momcinit, që u bë shoqja e Gjonit, të cilëve u lindi Gjergj Kastrioti”. Kostandin Muzaka princin e Pollogut na e paraqet të kombësisë arbërore e për pasojë e të njëjtës etni rezulton edhe e bija e tij Vojsava.

Aleksandër Kutolo (Alessandro Cutolo) në veprën e tij “Skënderbeu” fq. 20 botuar në Milano në 1940 shkruan:”Gjoni mori për grua princeshën Vojsava, të bijen e një kreu tjetër shqiptarë të shkëlqyer, zotit të Pollogut”. Ky autor zotin e Pollogut, të atin e Vojsaves e paraqet arbëror të shkëlqyer.

Fan S. Noli, në punimin e dytë “Historia e Skënderbeut” 1947, duke i’u referuar K. Hoph në “Croniques”fq. 308 shton: ”Muzaka thotë se Vojsava ishte shqiptare nga gjaku i Muzakajve”.

Mbështetur në dëshmitë e Muzakajve rreth Vojsava Kastriotit (Tribalda), në burimet që flasin për sundimin e fisnikëve arbëror në lindje deri në rrejdhën e sipërme të Vardarit përfshirë këtu edhe Pollogun, në atë që na sjellin Andrea E. F. Komneni, Fan S. Noli, A. Cutolo e të tjerë, si dhe në mungesë të ndonjë dokumenti argumentues e bindës të kundërt me autorët e lartëpërmendur, hidhet mjaftueshëm dritë për të pranuar se Vojsava Kastrioti, e ëma e Skënderbeut, i përkiste etnis arbërore dhe jo asaj sllave.

Pak histori nga lashtësia mbi fisin e Triballëve.

Fisin e Tribalëve disa autorë e shtrijnë deri në Fushë-Dardani dhe e quajnë si fis thrakas, por Apiani i quan Tribalët fis ilir. Apiani, historian grek, lindur në Aleksandri të Egjiptit nga fundi i shekullit I, që jetoi deri në vitin 70 të shekullit II shkroi veprën e tij HISTORIA ROMANA. Në pjesën e katërt, të quajtur “Illyrike”, Apiani tregon edhe legjendën gjenealogjike sipas të cilës, Iliri ishte i biri i Polifemit dhe Galateas. Vëllezër të Ilirit ishin Kelti dhe Gali. Bijtë e Ilirit ishin Enkeleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi, vajzat e tij qenë Partha, Daorta, Dasara. Autari pati për bir Paionin dhe ky i fundit pati për bij Triballin dhe Skordiskun. Apiani e lidh fisin e Triballëve me Triballin, si vijimësi etnike ilire, prandaj trungu familjar që jep Apiani duhet të jetë pikënisje për interpretimin e fiseve që banonin ballkanin dhe më gjëre. Kjo pikëpamje e Apianit është në shekullin II por që na pasqyron diçka shumë më të hershme në kohë.

Stefan Bizantini, leksikograf i madh me prejardhje nga Konstandinopoli, jetoi në shekullin VI dhe vepra e tij “De urbibus et populis” u shkrua gjatë viteve 528-545. Ai shfrytëzoi veprat e Hekateut, Herodotit, Tukididit, Efarit, Strabonit, Pausanias, Herodotit, Orosit dhe shumë autorëve të tjerë emrat e të cilëve kanë humbur. Kjo vepër është ruajtur jo tërësisht, por nga epitomet e saj të grumbulluara nga leksikografi i Justinianit të Madh, i quajtur Ermolahu. Edhe Stefan Bizantini, katër shekuj më pas, Triballët i quan “ilirë”.

Në shekullin V para e.s. fisi i Triballëve banonte në krahinën që shtrihej midis Moravës dhe Iskras.

Burimet që flasin për trevën e Triballëve në kohën perandorake romake janë Straboni, Plini, Ptolemeu dhe Dion Kassi. Të katër na thonë se Triballët banonin midis Moravës dhe Iskras.

Sipas Strabonit “pas vendit të Skordiskëve gjatë Istrit, është vendi i Triballëve dhe i Misëve”. I njëjti autor thotë: “Scordiskët e vegjël ngjitur me Triballët dhe Misët”. Është e vërtetë se Straboni na informon se Bastarnët, Skitët dhe Sarmatët i kishin nënshtruar shpesh Triballët, kështu që do të mund të mendohej se banonin në afërsi të Scitisë, ku inkursionet e këtyre popujve kanë qenë të shpeshta.

Plini nuk është më pak kategorik në përcaktimin e trevës së Triballëve në zonën e Moravës dhe Iskrës. Lexojmë tek ai se Triballët kufizohen me Dardanët. Pra nuk ka dyshim se si pas autorit të “Historisë së Natyrës” ky fis gjendej afër Moravës. Një herë tjetër Plini i vendos Triballët në perëndim të Timokut.

Edhe Ptolemeu flet me të njëjtën gjuhë. Për të treva e Triballëve gjendet në pjesën perëndimore të Mezisë së Poshtme. Është e vërtetë se ai nuk njeh Triballë në Mezinë e Sipërme, por u jep atyre një pjesë të madhe të zonës Moravë-Iskër.

Më në fund Dion Kassi I cili shprehet se Triballët janë fqinj të Dardanëve dhe këta jetojnë në krahinën e atyre. Dëshmia e Dionit është e qartë. Nuk mund të mendohet për zonën në lindje të Iskrës kur është fjala për Dardanë. Në qoftë se Dardanët banojnë në truallin e Triballëve dhe në qoftë se Dardanët dhe Triballët janë fqinjë, vendi i Triballëve duhet të kërkohet midis Moravës dhe Iskrës.

Në Fushë-Dardani të gjithë autorët antikë kanë treguar qartë se fisi ilir i Dardanëve ka banuar historkisht, ashtu si dhe sot, kështu nëse ka thrakas në Fushë-Dardani, ata nuk janë gjë tjetër veçse dardan ilir. Dardanët shpesh nga autorët antikë dhe modernë janë quajtur si fis thrako-ilir, çka tregon që nuk ka asnjë ndryshim etnik midis ilirëve dhe thrakasve, përderisa fise të njohura si ilire janë edhe thrake njëkohësisht. Mbretëria Thrake e Odryseve shekulli V-III para erës së re: Rez Eanidi është mbreti i parë i thrakasve, që njohim nga burimet e shkruara historike, por pa diskutim që mund të ketë pasur dhe mbretër të tjerë para tij. Ai qeverisi në fund të shekullit XIII dhe ndoshta në fillim të shekullit të XII para erës së re dhe mori pjesë në luftën e Trojës si aleat me trojanët. Rezi kishte lidhur një numër të madh krushqish me dardanët e Trojës dhe ishte aleat i fortë i tyre.

Mbretëria thrake ka vazhduar të ekzistojë dhe pas luftës së Trojës, por ajo e arriti kulmin me mbretërinë e Odrysëve. Kjo mbretëri u krijua nga bashkimi i të gjitha fiseve thrake nga Egjeu deri në Danub nën mbretin e fuqishëm Tere 450-431 para erës së re. Nën sundimin e të birit të Tereut, Sitalkut 431-424 para erës së re mbretëria arriti kulmin e shtrirjes territoriale dhe fuqisë ushtarake. Ai ndërtoi rrugët që lidhnin Egjeun me Danubin dhe ngriti një ushtri prej 150 mijë ushtarësh. Sitalku ndërmori një sërë fushatash ushtarake kundër maqedonasve dhe vdiq në fushatën ushtarake kundër fisit ilir të Tribalëve, të cilin donte ta bashkonte me mbretërinë e tij. Gjatë qeverisjes së Seuthe I 424-415 mbretëria njohu paqe dhe zhvillim, por një numër fisesh u larguan nga mbretëria e përbashkët thrake. Pas këtij mbreti, mbretëria erdhi duke u dobësuar.

Vojsava_tribaldi_kastrioti-512x800-150x150

 

Tags: ‘La Gazzetta dello Sport’edi rama
Previous Post

Arkivat, ekspertë të osmanishtes ndihmojnë për dokumentet e vjetra shqiptare

Next Post

Itali: Shqiptari humb jetën tragjikisht në punë

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Itali: Shqiptari humb jetën tragjikisht në punë

Please login to join discussion

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.