Një djalë jetim nga Shkodra ka treguar në “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit tmerrin që ka përjetuar në jetimoret e Shkodrës. Ai quhet Laurenc Hoxha. Jetimi ka treguar se e ëma e tij ishte e sëmurë psikike, ndërsa babai e rrihte çdo ditë. Për këtë arsye ai u dërgua në moshë të vogël në jetimore.
Laurenci tregon se në jetimore e rrihnin të lidhur në karrige, pasi urinonte natën në shtrat, në moshën 3-vjeçare. Gjithashtu, ai ka treguar se herë të tjera edukatoret i fusnin gishtat në prizat e korrentit, si edhe në furrë, kur i dënonin.
Por, përkundër tmerrit që ka përjetuar, Laurenci nuk shfaqi urrejtje për askënd. Ai nuk harroi as të përmendte se kishte edhe edukatore që kujdeseshin për të dhe fëmijët e tjerë.
















