Të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur nga tërmeti shkatërrues që ra në Italinë Qëndrore ditën e sotme.
Dhjetra të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe disa shqiptarë. Personat në këtë foto janë familje shqiptare që kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit të fortë që shembi dhjetra shtëpi.
Në foto është familja Sejanaja, e cila fatmirësisht ka mundur të mbijetojë pa marrë plagë nga shembja masive e ndërtesave.
Gruaja e mbuluar me batanije është nusja e xhaxhait të shtetasit Hamza Serjanaj, ndërsa gruaja tjetër ngjitur (ulur) është e motra e tij me dy fëmijët.


















