Ali Qazimaj, shqiptari i akuzuar për vrasjen e dy të moshuarve në Angli është arrestuar në Luksemburg.
Britanikja Daily Mail shkruan sot se, emigranti kosovar 42-vjeç u gjet në një hostel në Luksemburb, pas dy javë i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Qazimaj akuzohet për vrasjen e 75-vjeçarit Peter Stuart dhe bashkëshortes së tij Sylvia Stuart, 69-vjeç.
Peter Stuart u gjet i vdekur në 3 qershor, ndërsa Sylvia nuk është gjetur ende.
Duke cituar burime nga policia, Daily Mail shkruan se ishte një punonjës i hostelit që identifikoi Ali Qazimajn dhe njoftoi autoritet, të cilat e arrestuan.

Ali Qazimaj


















