Një histori e pabesueshme dhe e dhimbshme ka pasur vdekjen e 29-vjeacres nga Shkodran, Rajmonda Lakaj, shkruajnë sot mediat italiane.
Rajmonda, vajzë e vetme e familjes Lakaj, humbi jetën më 6 maj në një aksident rrugor në Quarrata. Ajo humbi kontrollin e makinës që drejtonte, që më pas u përpas me një mur.
Edhe pse për kthimin e trupit në Atdhe u kujdes xhaxhai i saj, në aeroportin “Nënë Tereza” punonjësit zbuluan se në arkivol nuk ndodhej trupi i Rajmondës, por i një vajze nga Maroku, e cila gjithashtu humbi jetën në Itali.
Ngatërrimi i arkivoleve i ka shkaktuar familjes Lakaj shumë probleme, pasi data e varrimit ishte caktuar disa ditë pas aksidentit, por në fakt u mbajt 10 ditë pas aksidentit tragjik të 6 majit.




















