Nëna 38-vjeçare nga Siria tregon se për shkak të bombardimeve që po ndodhin, ajo nga frika e madhe për jetën, gjinjtë nuk po i prodhojnë më qumësht për ta ushqyer foshnjën e saj.
Mirëpo, kjo nuk është e vetmja. Ka edhe shumë gra që për shkak të frikës së madhe që po ballafaqohen çdo ditë, gjinjtë nuk po u prodhojnë më qumësht për foshnjat e tyre.
Mirëpo, problemi qëndron edhe te fëmijët më të rritur. Aktivistët thonë se po u harxhohet ushqimi, dhe se nuk e dinë nëse do të mund t’i ushqejnë me rezervat që i kanë deri në fund të vitit.





























