Në fjalën përshëndetëse, ministrja Kodheli vlerësoi rolin e forcave speciale në operacionet e zhvilluar si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të vendit në kuadër të misioneve të NATO-s.
Kodheli ka kujtuar edhe Dëshmorin e Atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili siç tha ajo “dha jetën për një botë më të sigurt e për një të ardhme më të mirë për të gjithë”.






















