Autoritetet në Shqipëri nxorën në operacion Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës për të ndihmuar lehtësimin e lëvizjes së bllokuar perej dëborës së madhe në rrugën e Kukësit në verilindje të vendit.
FNSH-ja e Shkodrës mbërriti shpejt dhe ndihmoi autoritetet rrugorë të Kukësit për të parandaluar qarkullimin e mjeteve pa zinxhirë në goma.
Autoriteti i Rrugëve të Shqipërisë paraqiti gjendjen e akseve rrugorë me probleme deri në orën 18:00 vendore.
Njoftimi thotë se Qafë Thana në kufirin e Shqipërisë me shtetin maqedonas dhe Qafë Priska në Tiranë janë bllokuar nga reshjet e borës.
ARRSH njofton megjithatë se makinat borëpastrueset janë duke punuar për hapjen e këtyre akseve rrugorë.
Kalimi në këto rrugë rekomandohet të kryhet vetëm me zinxhirë në goma, sikurse në Rrugën e Kombit që lidh Shqipërinë me Kosovën, në Qarkun e Dibrës dhe në juglindje në Korçë, ku trashësia e dëborës shkon nga 10-20 centimetra.
















