Revista amerikane “Forbes” ka bërë një shkrim sa i përket investimeve kineze në Shqipëri, ku shkruan se vendi ynë është “magneti” më i ri i investimeve nga Kina.
“Ka shqetësim të madh në mesin e disa politikanëve shqiptarë kur Kina investon, e cila investon punën e vet në tregun e huaj. Kjo është veçanërisht shqetësuese në rastin e Shqipërisë, që ka një shkallë papunësie 17.1%.”, shkruan revista prestigjioze amerikane.
“Për momentin, Kina është bërë partner kryesor tregtar për Shqipërinë, një shtet i vogël ballkanik në Detin Adriatik. Investimet kineze janë relativisht të reja në atë vend, kështu që për kompani si ‘Geo-Jade Petroleum’, kjo është një botë krejtësisht e re”, vazhdon artikulli.
Forbes shtron edhe pyetjen rreth investimeve në vendin tonë: “Çfarë do të bëjë Kina në këtë vend të vogël me të ardhura të ulëta me një popullsi prej 3 milionë banorësh, duke përfshirë një disporë të madhe? Vendi i dytë më i varfër në Europë pas Moldavisë, Shqipëria ka një ekonomi që është më e vogël se shumë kompani kineze. Brenda 4 muajve të parë të 2016, Kina rriti tregtinë që të bëhet partneri i dytë më i madh tregtar për Shqipërinë”.















