Siç thuhet në komunikatën e ministrisë, në këto takime u diskua për një numër çështjesh, duke përfshirë progresin e arritur në implementimin e Programit Stand-By, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për të përmbyllur këtë program me sukses.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësuan arritjet e deritanishme, dhe u zotuan për të vazhduar edhe më tutje me përkrahjen e reformave në Kosovë.
“Një çështje që u diskutua në të gjitha takimet me përfaqësuesit e FMN-së ishte ajo që lidhet me Veteranët e Luftës dhe nevojën mjaft urgjente që skema e pensioneve për këtë kategori të reformohet sa më shpejtë, për tu siguruar se kjo skemë është e qëndrueshme në periudhën afatgjate”, thuhet në komunikatë.






















