Dy emërimet janë bërë nga presidenti Gjorge Ivanov.
Flora Kadriu, ish-deputete e PDSH-së, aktualisht është profesoreshë në Universitetin FON, ndërsa gjeneral Naser Sejdini është zv.shef i Armatës së Maqedonisë.
Këshilli i Sigurimit do të mbajë sot seancën e parë, në përbërje të presidentit Ivanov, kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, kryeministrit Nikola Gruevski, ministrit të Mbrojtjes Zoran Jolevski, ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ministrit të Punëve të Jashtme Nikola Poposki, profesorit Veli Kreci dhe anëtarëve të rinj, Kadriu dhe Sejdini.















