Në një prononcim për News24, Rigers Balili thotë se nuk ka asnjë dijeni që ministra apo deputetë të kenë shkuar tel “Santa Quaranta”.
“Nuk kam parë asnjë ministër apo deputet me femra në kompleks. Ministri Ahmetaj erdhi vetëm kur u inaugurua kompleksi. Manjani, i vetmi ministër që frekuentonte kompleksin. Manjani vinte në kompleks me familjen e tij.
Gjithë verën e kaloi te Santa Quaranta. I kemi të gjitha filmimet e para dy muajve. Prej dy muajsh, serveri është me defekt nuk punon”, thotë nipi i Kelmend Balilit.
Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani që ka deklaruar për herë të parë pasi u shkarkua nga Kryeministri Rama, se ministrat të kabinetit qeveritar kanë shkuar me dashnoret tek kompleksi “Santa Quaranta” dhe prandaj nuk arrestohet Kelmend Balili.






















