“Në qoftë rezultojnë gjithë ajo që përfshihet në dhjetëra akuza kundër meje, unë premtoj se do të kthehen në Turqi për të vuajtur dënimin maksimal”, tha Gulen, i cili poashtu premtoi bashkëpunim të plotë me autoritetet turke, shkruan lajmi.net.
Gulen, i cili jeton në Pensilvani që nga viti 1999, në një artikull për gazetën franceze ka dënuar kthimin e dënimit me vdekje nga ana e autoriteteve turke është në kundërshtim me demokracinë.
Duke komentuar akuzat e Ankarasë në lidhje me planifikimin e grusht shtetit drejtuar kundër lëvizjes së tij, Gulen ishte shprehur: “Askush, as unë e as ndonjë tjetër, nuk është mbi ligjin. Unë dua që të gjithë fajtorët të marrin dënimin e merituar dhe në kontekstin e procesit të duhur. Megjithatë, që nga tetori 2014, sistemi gjyqësor është i kontrolluar nga qeveria dhe se për të arritur në drejtësi është e pamundur. Prandaj, kërkojë ngritjen e një komisioni ndërkombëtar për të hetuar gjithçka dhe unë do jem pas asaj që ata arrin në fund”.
Ai e quajti “gjueti shtrigash” largimet nga puna, dënimet me burg, torturat, duke thënë se Erdogani është duke zhvilluat një dramë të paparë ndonjëherë.
Turqia i kërkon SHBA-ve për të ekstraduar Gulen, në Turqi, pasi autoritetet turke pretendojnë se ishte ai pas grusht shtetin ushtarak në Turqi.























