Ai është 34 vjeç nga Tirana dhe është arrestuar nga policia. I pyetur se përse e qëlloi Spahiun, ai ka thënë se e kreu i AK e kishte ofenduar.
Ndërkohë Spahiu është shprehur se kanë qenë tre persona që e kanë kërcënuar dhe më pas e kanë goditur.
Spahiu thotë se e kërcënuan me vrasje për të mos sharë Edi Ramën.
Sipas Spahiut, personi i cili u ndalua, u kap nga aktivistët dhe jo nga policia. Ndërsa thotë se ka mbi 30 minuta që pret policinë për të bërë denoncimin.
https://www.youtube.com/watch?v=zOb4h2thZU8?feature=oembed&w=640&h=360























