Ai thotë se është e vështirë të gjykosh nga distanca, por nuk kupton se si nuk është arritur ende një marrëveshje.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm, me komisionerin Hahn për situatën në Shqipëri. Besuam se kishte një marrëveshje, por duket se palët nuk janë sqaruar. PD fillimisht kishte kërkuar të zgjidhej çështja e Vettingut dhe roli i ndërkombëtarëve, ndërsa tanimë kërkon që Vettingu të zbatohet në çdo miratim. Ata nuk e kishin sqaruar që në fillim kërkesën e tyre”, tha Fleckenstein.























