Bazuar në të dhëna zyrtare shihet se produktet e Shqipërisë çdo ditë e më shumë janë të pranishme në vendin tonë. Ndërkaq, Kosova në këtë shtet kryesisht eksporton mbeturina të metalit për riciklim.
Gjatë vitit 2015 Kosova eksportoi në Shqipëri produkte në vlerë prej 40 milionë euro, më pak se sa në dy vitet paraprake.
Ndërkaq nga Shqipëria importoi produkte me vlerë prej 151 milionë euro, apo rreth 20 milionë euro më shumë se sa në vitin paraprak.
Sipas statistikave zyrtare të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) shihet se në Kosovë janë të regjistruara 893 biznese të Shqipërisë.
Sipas tyre, 256 biznese për veprimtari kanë tregtinë, 141 biznese kanë ndërtimtarinë, 117 akomodim e hoteleri, 107 shërbime administrative, 74 veprimtari profesionale dhe 198 të tjera merren me veprimtari tjera biznesore në vendin tonë.
Ndërkaq në Republikën e Shqipërisë operojnë një numër tejet i vogël i kompanive Kosovare.






















