Mediat maqedonase kanë ironizuar Festën e Flamurit në Tetovë, duke ngritur pyetje të tipit: kush qëndron pas këtijflamuri gjigant dhe kush janë personat që e vendosën flamurin ilegalisht në Pallatin e Kulturës, njofton TetovaSot.
Gazeta maqedonase, “Utrinski Vesnik”, thotë se përsëri u vendos flamuri gjigant në Pallatin e Kulturës në Tetovë, dhe, si çdo vit, edhe kësaj radhe nuk dihet se kush e vendosi atë.
Televizioni maqedonas “Alfa Tv”, thotë se sipas ligjit, flamuri i bashkësive duhet të vendoset së bashku me atë shtetëror dhe të jetë më i vogël se një e treta e tij.
Edhe televizioni tjetër maqedonas, “Vesti 24”, thirret gjithashtu në ligjin për përdorimin e flamujve të bashkësive në vend i cili thotë se duhet të qëndrojë pranë edhe flamuri shtetëror.
















