• Latest
  • Trending
  • All

Intervista -Vellai i Sokol Olldashit

20/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Intervista -Vellai i Sokol Olldashit

20/11/2016
in Lajme

Ardiani është vëllai i madh i Sokolit. Kanë katër vite diferencë.  Prindërit e tyre janë ndarë kur ata ishin ende fëmijë. Kjo i ka lidhur më shumë me njëri tjetrin. “Kur e mendoj veten të plakur një ditë, përballë një filxhani kafeje, do të jem i dënuar të ndaj kujtimet me veten time. Vëllai është gjaku yt, shoqërues në jetë, pavarësisht çfarë ndodh…. Koha e kaluar me të, fëmijëria, ndër më të bukurat për shumëkënd, lë pas imazhe të turbullta që duhen ndarë shpesh me ata që ke pranë, ndryshe, zhduken. Sa do të doja t’i thoja një ditë: Koli, e mban mend kur ti…,kur ne…. Ja pra, që nuk do kem më kë të bisedoj në këtë dimension, ndaj në këtë pikë, ndihem si… jetim. Edhe vëllai të lënka të tillë…” – thotë Ardian Olldashi.

Këtë 20 nëntor mbushen tre vite nga nata fatale që i mori jetën deputetit të PD-së, Sokol Olldashi.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ardiani, vëllai i madh, i cili prej vitesh jeton në Gjermani, këto ditë gjendet në Tiranë për këtë arsye. Nuk ka folur asnjëherë për mediat, por këtë herë ka bërë një përjashtim, për të ndarë në DITA disa kujtime dhe për t’u rrëfyer mbi humbjen e familjarit të tij. “Megjithëse kam kaluar fëmijëri të vështirë, jeta dhe rrethanat nuk arritën ta zhveshin atë moshë nga bukuria e saj. Jemi rritur me vuajtje, kjo për shkak të internimit që ka kaluar familja jonë. Por ndarja nga jeta e Sokolit, është momenti më i vështirë në jetën time, deri më tani. E pranoj, nuk ka qenë e lehtë për t’u përballuar, por jam dhe duhet të jem i fortë, për fëmijët e mi dhe të Kolit, pavarësisht se unë nuk e zëvendësoj dot figurën e babait, por do të jem aty, sa herë atë të kenë nevojë për ndihmë apo për një këshillë”.

Kur e pyet për 20 nëntorin e tre viteve më parë, shumë përgjigje nuk di t’i kthejë.

“Mos më pyesni se nuk e di se përse, ku shkoi, kë takoi dhe me kë foli atë ditë! Pavarësisht, se e kisha vazhdimisht në mend që duhet ta merrja në telefon atë mbrëmje, nuk e mora, dhe mos më pyesni pse, se nuk di të them… Mos më pyesni për koinçidencat e çuditshme që kishte ai aksident, se nuk e di… Por mendoj se ishte një aksident.

E di që vetë Sokoli nuk ishte aspak komod në atë kohë për shumë qarqe, për shumë fraksione politike dhe ndoshta shumë do ta brohorisnin daljen e Sokolit nga jeta politike dhe ndoshta janë lutur që të ndodhte ajo gjë, por ajo që ndodhi atë mbrëmje nuk ma marr mendja se ka qenë një gjë e kurdisur. E kam të vështirë ta besoj”– tregon Ardiani.

Ndërsa miqtë e partisë, Ardiani nuk do t’i komentojë. Ata që kanë qenë të vërtetë, janë ende. Të tjerët, janë skarcuar rrugës…

Sokoli ndoshta për shumë mund të mos ketë qenë një engjëll, por për familjarët, sot është i tillë.

Biseda e Ardian Olldashit (ribotim)

-Ardian, kohët e fundit vini më shpesh apo më rrallë në Shqipëri?

Ikja e Sokolit ka ndryshuar shumë gjëra në jetën e familjes sonë, të nënës, fëmijëve gruas së tij dhe mua. Asgjë nuk është më si më parë. Këtu hyjnë dhe vajtje-ardhjet e mia, kontaktet e shtuara me familjen dhe fëmijët dhe gjithçka tjetër. Vetëm një gjë nuk ndryshon, mungesa e tij.

-Këtë herë të ka sjellë një përvjetor i ndarjes nga jeta e vëllait tuaj, do organizoni ndonjë ceremoni të veçantë…?

Nuk do të organizojmë asgjë më shumë se ç’kemi bërë gjatë kësaj kohe. Do të shkojmë në vendin ku prehet, do të vendosim lule dhe do të presim për kafe në shtëpi, cilindo që e ndjen se ka humbur mikun, shokun, të njohurin, që e pati dashur apo respektuar. Çdo ditë shtëpia e Kolit ka pritur e do t’i presë ata që duan ta kujtojnë. Dy vjet pa Kolin është vetëm një ditë që përcakton kohën pa të, ndonëse ne, familja e kujtojmë çdo ditë dhe ndjejmë çdo ditë mungesën e tij.

-Si kanë qenë këto dy vite pa vëllanë tuaj?

E kam të pamundur të përcjell dhimbjen time tek dikush tjetër. Mungesa është shumë e madhe, e pazëvendësueshme. Si t’ia u përshkruaj?! S’mundem!

Z. Ardian, ju jeni djali i vogël apo i madh i familjes Olldashi?

Jam djali i madh, kam katër vjet diferencë me Sokolin.

-Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja, e kam fjalën këtu në fëmijëri, adoleshencë… sa të lidhur keni qenë me njëri-tjetrin?

Kanë qenë marrëdhënie normale, si çdo çift tjetër vëllezërish, por të përforcuara nga fakti që jeta na rezervoi disa rrethana të vështira. Ndarja e sforcuar e prindërve për arsye politike, internimi i familjes së nënës time etj… i bënë edhe më të veçanta këto marrëdhënie, më emocionale, më me ngjyra, dhe më të vëmendshme për çdo detaj të jetës së njëri-tjetrit.

-Ju më pas morët drejtime të ndryshme në jetë, Sokoli me politikë, ndërsa ju, jashtë vendit. Si ishte të kishe një vëlla, politikan, ministër…?

Zënia e kohës së tij me politikë na pati penguar disi të kalonim më shumë kohë me njeri-tjetrin, por nuk na ka penguar të jetonim me problemet dhe gëzimet e njëri tjetrit. Ai ka ditur të jetë gjithnjë vëllai im.

-Ju jeni djalë i një familjeje intelektuale, por të vuajtur në vitet e diktaturës, sa ka ndikuar kjo në formimin e karakterit tuaj. Ju ka bërë më të fortë, më tolerant, më të vrazhdë, apo…?

Ndoshta ka zhvilluar sensin e drejtësisë, ndjeshmërinë ndaj problemeve të të tjerëve, sensin e tolerancës dhe aftësinë për të falur.

Ardian, dy vite më parë, në një natë të ftohtë dimri, ju humbët vëllain tuaj… Kur kishit folur për herë të fundit më të, përpara se të ndodhte aksidenti?

Kishim folur në telefon para dy ditësh.

-Si e mësuat lajmin dhe çfarë ju erdhi ndërmend në ato momente?

Nuk dua ta kujtoj.

–Ardian, pas çdo humbje jete njeriu ngre pikëpyetje, hamendësime, dyshime, ju çfarë ju mundon për vdekjen e vëllait tuaj?

E vërteta më e madhe dhe më e hidhur është që njeriu ynë i shtrenjtë nuk është më fizikisht me ne. Çdo e vërtetë tjetër nuk do ta ndryshonte këtë të vërtetë.

-Keni shkuar ju në vendin e ngjarjes, çfarë keni parë, çfarë keni kuptuar?

Dua ta mbaj mend Sokolin të gjallë dhe të qeshur.

-Në media jo rrallëherë janë ngritur hipoteza se aksidenti i vëllait tuaj nuk ka qenë dhe aq aksidental… Keni ju dyshime apo i qëndroni versionit zyrtar të prokurorisë?

Nuk dua të trazoj paqen e vëllait tim dhe kujtimin e tij me histori filmash policeskë.

-Z. Ardian, ka patur nga ata që e kanë njohur Sokolin nga afër, të tjerë, nga larg, ndërsa ju e njihnit në disa dimensione. Mund të na zbuloni diçka për të, për karakterin e tij, aftësitë, kapriçiot, çmenduritë…?

Ishte një vëlla special. Ndanim shumë kujtime, edukimin, prindërit, ditë jete nga e jona. Do jetë pranë meje gjithmonë. I jam mirënjohës që ishte dhe do të jetë pjesë e madhe e jetës sime. Më mungon zëri i tij në telefon, prezenca e tij në momentet e vështira, të qenurit e tij thjesht unik, buzëqeshja e tij zemërgjerë që më thoshte “gjithçka do vejë mirë” në ditë të trazuara. Ka vëllezër të cilët të ndërrojnë llambën që u dogj, zhbllokojnë lavamanin, të lyejnë shtëpinë apo të rregullojnë makinën. Për këto gjëra kishte dy duar të majta. Koli dinte të ishte prezent kur duhej, i gatshëm dhe i gjendur, pa zhurmë. Ndoshta pata fat që kisha një vëlla si ai.

-Për shkak të pozicionit, pushtetit që ka patur, Sokol Olldashi ka qenë i rrethuar nga shumë njerëz, miq. A e ndjeni prezencën e tyre edhe tani pasi ai është larguar nga kjo jetë?

Shumë miq të tij vijojnë të jenë miqtë tanë. Të tjerë, që nuk i patëm njohur, janë me qindra, i njohëm në këto rrethana. Ata, me prezencën e tyre, me fjalët e ngrohta dhe mbështetjen, na japin dashuri, duke transmetuar te ne ndjesitë që kishin për Kolin.

-Ardian, disa muaj më parë, keni zbuluar në Facebook, një mesazh që i keni dërguar vëllait tuaj, disa kohë përpara se ai të largohej nga jeta. Po ju citoj: “Kam vënë re sa shumë “miq” të janë larguar. Disa se nuk u duhesh më, të tjerët kanë frikë se u prishet biografia, ndërkohë që ndërgjegjen gjithmonë të prishur e kanë pasur. Por shumë të tjerë të kanë qëndruar, janë ata që nuk priten kurrë gjë nga ty”. Çfarë doni të thoni me këtë…?

Duhet të saktësoj detajin që ai ishte një dialog imagjinar me Kolin, pasi e kam shkruar kur ai nuk ishte më. Domethënia e mesazhit është shumë e saktë dhe direkte, pra nuk ka vend për interpretime, mungojnë vetëm emrat, por kjo nuk i pengon ata të gjejnë kategorinë të cilës i përkasin.

-Cilat ishin bisedat tuaja të fundit, ju kishte shprehur ju Sokoli shqetësime…?

Këto janë tema private dhe të tilla le të mbeten. Në aspektin politik, ju konfirmoj se ishte i shqetësuar për ecurinë dhe metamorfozën e partisë së tij.

-Ardian, me humbjen e vëllait, duket se familja juaj është ftohur ndjeshëm me drejtuesit kryesorë të PD-së, e kam fjalën për zotin Berisha apo zotin Basha. Pse ka ndodhur kjo?

Këtu nuk mund të flitet për ftohje apo jo marrëdhëniesh, pasi nuk ka pasur një raport të mirëfilltë familjar.

-A ishte Sokol Olldashi një problem për drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike?

Për sa i përket Partisë Demokratike, ai ishte një potencial shumë i madh, si në foltoret zyrtare e deri në terrenet më të vështira të vendit. Për sa i përket pjesës tjetër të pyetjes, nuk më përket mua t’i përgjigjem. Ikja e tij ka lënë pa diskutim një boshllëk në jetën politike të PD, dhe ndoshta ka ridimensionuar rolin, vlerat dhe mungesën e vlerave të shumë njerëzve aty brenda.  Unë nuk njoh strukturat e PD apo klanet e grupet që rivalizojnë aty brenda, dhe nuk di çfarë u mungon atyre. Njoh qindra demokratë të thjeshtë miq të tij, që ndjejnë mungesën e tij e cila u bëhet më e rëndë nga mospërfillja dhe shpesh lufta e atyre që kanë tentuar ta mbushin vetëm fizikisht boshllëkun që ka lënë Sokoli.

Ndjehem keq për ta, dhe për gjithkënd që mund të ndjehet i huaj në atë parti, vetëm pse ka qenë mik i Sokolit, ashtu siç ndjehem mirë që tezat politike të PD sot, janë ato për të cilën Sokoli u shmang nga drejtimi i partisë dy vite më parë dhe njerëzit që vazhdojnë t’i japin zë në publik PD, janë miqtë realë të tij. Kjo më bën krenar që kam pas një vëlla që ishte njeri i vërtetë dhe si politikan

Tags: edi rama
Previous Post

Ish-ministri i Bujqësisë nxjerr sekretin: PPSH mbillte kanabis në Kamëz, e shisnim në Zvicër

Next Post

Fjalët e fundit të Havzi Nelës para ekzekutimit, botohen foto e rralla

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Fjalët e fundit të Havzi Nelës para ekzekutimit, botohen foto e rralla

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.