Dr. Ina Zhupa
Afera korruptive nuk fshihet dot prapa nevojës së rëndësishme të pasjes së një stadiumi.
Qorr më të madh se ai qe nuk pranon të shikoj të vërtetën në sy nuk ka. Sot duke lënë me roje jashtë intelektualet e lirë, tregoi se sa jo transparent dhe klientelist është projekti për tjetërsimin e stadiumit.
Askush nuk do pranoj:
- FALJEN e tokës publike një privati
25000 metra katror dhe kullë në pronësi Përjetësisht.
- MASHTRIMIN me çmimin e stadiumit
50 milion euro ku përfshin dhe kostot bashkë me qendrën e biznesin dhe kullën. Ndërsa stadiumi nisur nga kapaciteti duke parë të tjerët nëpër botë por edhe koston e “Loro Boriçit”, nuk shkon më shumë se 22 milion euro. Ndërkohë që UEFA jep 10 milion euro dhe ngelet investim 12 milion euro.
- ANTI LIGJIN. Fasada e stadiumit monument kulture është pjesë e ansamblit monument historik-kulturore të mbrojtur me ligj. Nuk mund as ti shkatërrosh ato, as ti transferosh, as ti mbulosh, duhen ruajtur të gjitha dhe së bashku në tërësi jo sipas orekseve të askujt.
- KORRUPSIONIN dhe të korruptuarit që ka zgjedhur për ti bërë vjedhjen e radhës. Arkitektin e dënuar me burg për korrupsion, të dënuar me 157 mijë euro për mashtrim ndaj punëdhënësit të dikurshëm. Ortakun e Alban Eftimit që bën kulla mes Tiranës, që jep sheshin “Skënderbej” Anri Salës e vajzës së Linda Ramës, që merr qendrën e Durrësit nga Dako etj.
- TALLJEN në emër të sportit ku heq pistën atletike nga fusha, ku nxirren federatat e peshëngritjes, shahut, ping pongut dhe boksit në rrugë. Në vend të tyre e japin hapësirën për dyqane, supermarkete, hotele për klientet e Ramës.















