• Latest
  • Trending
  • All

Fitorja e Trumpit u rikthen serbëve ëndrrën për Serbinë e madhe

22/11/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 23 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fitorja e Trumpit u rikthen serbëve ëndrrën për Serbinë e madhe

22/11/2016
in Aktualitet, Lajme
Duke gjurmuar sinjalet e një kthese amerikane ndaj Ballkanit, disa medie e kanë nxjerrë qëndrimin e këshilltarit për politikë të jashtme të presidentit të zgjedhur Trump, Valid Fares, i cili në një analizë në vitin 2007 kishte theksuar që “nëse shqiptarët e Kosovës e arrijnë pavarësinë, të njëjtën duhet mundësuar edhe serbëve të Bosnjës”.

Zharko Koraq, politikan opozitar në Serbi, ish- zëvendëskryeministër në qeverinë e Zoran Gjingjiqit, thotë se ideja që Republika Serbe është një lloj kompensimi për Kosovën dhe që herët a vonë do të bëhet shtet i pavarur ose pjesë e Serbisë, ndonëse, sipas tij, Serbia nuk ka qenë asnjëherë përtej lumit Drini, në esencë është një ide e vlefshme në Serbi.

“Natyrisht që qeveria nuk e përfaqëson hapur këtë ide, por në praktikë, në mënyrë thelbësore, e përkrahë atë. Në Serbi ka shumë pak prej atyre që mendojnë se Bosnjë e Hercegovinës i nevojitet ndihma që të rindërtohet si shtet. Në praktikë, marrëdhënia me Banjallukën (qendër e Republikës Serbe) nuk është e privilegjuar, por është e vetmja. Serbia nuk ka asnjë marrëdhënie me Sarajevën”, tha Koraq.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ai ka shtuar se “në Serbi, kjo është ideja më e rëndësishme e politikës së jashtme, e cila mbulohet vetëm me një komentim të tejdukshëm se ‘e respektojmë marrëveshjen e Dejtonit’. Por, në fakt, ajo është e vlefshme pak a shumë tek të gjitha partitë politike, me përjashtime të vogla”, ka thënë Koraq.

Në anën tjetër, historiani Çedomir Antiq, thotë se nuk është e ndershme të flitet për një kompensim, sepse, siç thotë ai, qytetarëve të Kosovës u është dhënë pavarësia duke e prezantuar atë si një rast unik, ndërkaq që në momentin e shpalljes së pavarësisë nuk është mbajtur referendumi. Megjithatë, ai nuk ka dyshime që shqiptarët, të cilët përfaqësojnë shumicën e popullsisë në Kosovë, do të votonin për pavarësi.

“Serbia asnjëherë nuk e ka shpallur bashkimin me Republikën Serbe e as ndonjë organ shtetëror ose para-shtetëror nuk ka propozuar krijimin e Serbisë së madhe. Memorandumi i Akademisë së Arteve dhe Shkenca të Serbisë, në asnjë version që është publikuar, nuk flet për atë që Serbia duhet të zgjerojë kufijtë e saj. Milosheviqi e kishte pranuar kufirin në Dri në vitin 1992, në muajin e parë të luftës.”

“Ne këtu po flasim për të drejtën e një populli, i cili e ka shtetin e vet, që nuk është i pavarur, por që ta shpallë pavarësinë. Unë mendoj që kjo e drejtë është e pakontestuar. Sidomos, pas vendimit të Gjykatës ndërkombëtare, të cilën e ka diktuar administrata amerikane në vitin 2010”, ka theksuar Antiq, duke iu referuar mendimit këshillëdhënës të Gjykatës ndërkombëtare për drejtësi në Hagë që shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Në anën tjetër, të gjithë ata që deri më tash kanë qenë në pushtet në Serbi, duke u thirrur në Marrëveshjen e Dejtonit, kanë ripërsëritur se e respektojnë integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës, përderisa në anën tjetër, në të njëjtën kohë, i kanë forcuar lidhjet me Republikën Serbe, që është njëri prej entiteteve, në kuadër të marrëveshjes për lidhje speciale.

Megjithatë, është e pakontestueshme që në qarqe të caktuara Republika Serbe konsiderohet si përfitimi i vetëm pas luftërave të viteve 90, si dhe ngjarjeve të mëvonshme, sikurse ndarja e Malit të Zi dhe e Kosovës. Besohet që një ditë, kur të arrihen kushtet, Republika Serbe do ta arrijë mëvetësinë. Madje edhe kryetari i këtij entiteti, Milord Dodik flet që “lidhur me referendumin për shkëputje, është qëndrim i partisë që kjo ndonjëherë të niset si iniciativë”.

Shpresa dhe një llogari, gjithsesi që ekzistojnë, thotë publicisti Momqilo Xhorgoviq, duke iu përgjigjur pyetjes se sa qarqet e caktuara në Serbi llogarisin në Republikën Serbe, si një lloj i kompensimit për Kosovën.

“Unë e kam të njohur që Dobrica Qosiq ka pasur qëndrim që Serbia në shekullin 20 ka nisur që të lëviz në veri, ne veri-perëndim drejt Evropës, në mënyrë që në shekullin 21 do të duhej që ta braktisë lëvizjen kah jugu. Do të thotë që të kthehet nga Kosova dhe të vazhdoj në perëndim. Me siguri që me këtë ka menduar në Bosnjë e Hercegovinën”, tha Xhorgoviq.

Lidhur me paralelen e tërhequr se në rast se ka mundur Kosova të pavarësohet, pse kjo të mos jetë e mundur edhe për Republikën Serbe, ka folur para rreth 2 vjetësh edhe Patriarku i Kishës ortodokse Serbe, Irinej. Në një intervistë për një të përjavshme, në pyetjen se si nga Banjalluka dhe shpeshherë edhe nga kryetari i Republikës Serbe, Milorad Dodik, dëgjohen porosi që në Republikën Serbe duhet të mbahet referendumi përmes të cilit do të shkëputeshin nga Bosnjë e Hercegovina, patriarku ishte përgjigjur që“kjo nuk do të ishte ndonjë gjë për tu çuditur. Ky proces tashmë ka nisur. Nëse mundet Kosova që të ndahet nga Serbia, pse të mos ndahet Republika Serbe nga Federata e Bosnjë e Hercegovinës dhe t’i bashkohet Serbisë”, pati thënë patriarku Irinej.

Tashmë tabloidët proqeveritar, të cilët fitoren e Donald Trumpit e festuan me parullën “Trump, serb”, po e ushqejnë rrëfimin në lidhje me rishikimin e historisë së Ballkanit në favor të Serbisë.

Ndonëse e vë në dukje që as komentuesit më të informuar në Amerikë, në këtë moment, nuk e dinë se cila do të jetë në të vërtetë politika e jashtme e Donald Trump-dhe administratës së tij, madje nuk dihet ende se kush do të jetë sekretar i shtetit, Zharko Koraq vlerëson se është vështirë e besueshme që politika amerikane do të ndryshojë në mënyrë aq drastike.

Një gjë e tillë, sipas tij, do të ishte në kundërshtim edhe me politikën e Bashkimit Evropian, edhe pse një numër i vendeve të saj nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

“Kjo do të nënkuptonte se po krijohet një bërthamë e re e jostabilitetit në Ballkan, në zemër të Evropës. Vështirë që Amerika do të bënte lëvizje në Ballkan, e para së gjithash në Bosnjë e Hercegovinë, gjë që do të ishte në mënyrë të drejtpërdrejtë në kundërshtim me qëndrimet politike të Evropës”, vlerësoi Koraq.

Çedomir Antiq thotë se disfata e Hillary Clinton nuk nënkupton fitore të ‘miqve serbë’ në Amerikë.

“Në qoftë se në SHBA fiton ndonjë herë presidenti, i cili kujdeset për idealet e themeluesve të SHBA-së, ai do të lejojë që 1 milion e 100 mijë serbë në Republikën Serbe të marrin të drejtat e njëjta që i kanë të gjithë popujt tjerë evropian, e të cilat, në rastin e shqiptarëve, i konfirmuan fuqitë e mëdha në vitin 2008”, konsideron Antiq.

Pritjet e tilla janë joreale, qoftë momentalisht, qoftë në shtigje të gjata, vlerëson Momqilo Xhorgoviq, duke theksuar që çështja e Bosnjë e Hercegovinës është çështje e madhe diplomatike dhe strategjike dhe se në të i kanë interesat Evropa, SHBA-të dhe Azia.

“Sidomos, në qoftë se i kemi parasysh sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, ndërkohë që këtu gjithnjë e më shpesh mund të dëgjohet paralajmërimi që Republika Serbe është nën patronazhin e Rusisë. Kjo çështje nuk do të hapet sidomos tash, kur Serbia është në rrugë të rëndë kah Bashkimi Evropian dhe mendoj që, në një mënyrë, provokimet e tilla dhe shkrimet e tilla, vetëm sa i ia vështirësojnë asaj këtë rrugë”, theksoi Xhorgoviq.

Post Views: 45
Tags: albanianedi rama
Previous Post

Për 8 muaj, 500 milionë euro nga diaspora

Next Post

Vetura godet një fëmijë në rrugën Mitrovicë-Skenderaj

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Vetura godet një fëmijë në rrugën Mitrovicë-Skenderaj

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.