• Latest
  • Trending
  • All

Fitorja e koalicionit të ri Basha- Meta

23/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Fitorja e koalicionit të ri Basha- Meta

23/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion

Andi Bushati

Duhet pranuar me plot gojën se koalicioni i ri, jo ai qeverisës, por ai që u krijua për reformën në drejtësi, pra koalicioni Basha- Meta, doli tërësisht fitues në ndeshjen dhëmbë për dhëmbë me diplomatët kryesorë në Tiranë dhe Edi Ramën që u ishte atashuar atyre.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kompromisi që u arrit dhe që pritet të enjten në kuvend, qe një pasojë e presionit të vazhdushëm që ushtroi Partia Demokratike, negociatorët e saj dhe së fundi dalja e Ilir Metës pro pozicioneve të tyre.

Ashtu sikurse u pa edhe sot, në shfaqen publike me fytyrë të prishur dhe me tone të rëna të kryeministrit Rama, ai e lexoi fjalë për fjalë letrën e komisionerti Han, ku thuhej, se “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të bëjë rekomandime që nuk janë ligjërisht të detyrueshme”.

Po ç’do të thotë kjo?

Për të përcaktuar humbësit dhe fituesit në këtë histori duhet të shohim pak debatin që është zhvilluar në ditët dhe javët e fundit. PD dhe Ilir Meta që e ka mbështetur, kanë qenë gjatë gjithë kësaj periudhe kundër një roli vendimarës të të huajve.

Për të kundërshtuar këtë, pra për të hedhur poshtë veton e ekspertëve të ShBA dhe BE në emërimin e njerëzve që do të përzgjidhnin gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm, PD e mbështetur nga LSI, i ra fort borive të sovranitetit kombëtar, parodizoi me rrezikun për t’u barazuar me Timorin Lindor, vuri alarmin për një republikë bananesh ku gjithçka do ta vendosnin të huajt.

Debati real që u zhvillua me pathos dhe me zjarr, qe, nga njëra anë mes sovranistëve dhe nga ana tjetër mes atyre që mendonin se ne duhet ta dorzojmë sovranitetin tonë tek të huajt, për arsye se klasa jonë politike në veçanti dhe shoqëria jonë, kanë dështuar të krijojnë këtë çerek shekulli një drejtësi të pavarur.

Këtë debat nuk e fituan këta të dytët.

Në këtë betejë ngadhënjeu çifti Basha- Meta. Sanksionimi i formulës së komisionerit për zgjerimin Hahn “se të huajt do të bëjnë vetëm rekomandime që nuk janë ligjërisht të detyrueshme” i dha fund kësaj polemike.

Tani me sa duket, pas kësaj fitoreje, politikanët shqiptarë të të gjitha palëve do të kenë ende të drejtë të fusin duart në punët e drejtësisë. Natyrisht ata do të jenë të detyruar të përballen me më shumë filtra, do të jenë më të monitoruar nga ndërkombëtarët, por tentativa për t’i hequr kthetarat e tyre nga drejtësia, ka dështuar.

Se si do të rezultojë ky eksperiment mbetet ende të shikohet.

Por si një nga njerëzit që ka mbrojtur idenë se midis dy të këqijave, zgjidhte më mirë një ekskluzivitet të ndërkombëtarëve (me gjithë gabimet, simpatitë, preferencat dhe subjektivitetin e tyre) sesa përzierjen e politikanëve shqiptarë në punët e drejtësisë, unë mendoj se kjo fitore e koalicionit të ri Basha- Meta është një dështim për reformën.

Ata që së bashku mund të përbëjnë një shumicë të qartë në komisionet e ardhshme parlamentare, do të vendosin për përzgjedhjen e njerëzve. Ata tani e kanë shumë më të lehtë t’i hedhin poshtë provat e ndërkombëtarëve, të mos i marrin parasysh faktet e servirura nga shërbimet e tyre sekrete, t’i konsiderojnë si “letra higjenike” rekomandimet pa fuqi ligjore të ekspertëve të huaj.

Pra ata tani kanë në dorë realisht t’i zvarrisin apo t’i tallin “ufot” e ardhur nga perëndimi që duan të gjykojnë juristët vendas.

Në këtë kuptim ata vërtet arritën një fitore të madhe politike. Vërtet dëshmuan se Shqipëria mbetet një vend sovran. Vërtet i dhanë një shpullë fytyrës “ambasadorëve të kapur nga Rama, Lu dhe Vlahutin”. Vërtet i dërrmuan shpresat e Ramës për të paraqitur betejën politike në Shqipëri, si një ndeshje mes perendimorëve dhe frontit kundër tyre.

Por bashkë me të gjitha këto, me fitoren e sotme ata shuan edhe një shpresë. Një shpresë të vakët dhe të zbehtë, shpesh herë të shikuar si e keqja më e vogël, se drejtësia do të qe ndryshe në këtë vend, nëse rolin e arbitrit të saj do ta luanin ndërkombëtarët dhe jo politikanët vendas.

Kjo nuk ndodhi dhe vështirë të mendohet se pas kësaj, njerëzit e dalë nga filtrimi që do të bëjnë Basha dhe Meta, apo Rama me të tijët, do të kenë tagrin që të bëjnë drejtësi për çështje si Gërdeci, 21 Janari, Ruga e Kombit, koncensionet në shëndetësi, serveri i tatimeve apo përgjimet e Tahirit.

Ne vërtet nesër do kemi një reformë në drejtësi, por nuk jemi aspak të sigurtë se do të bëjmë drejtësi. Ndaj Basha dhe Meta kanë të drejtë të thërrasin fitore. Fitore mbi Ramën. Fitore mbi Lu-në. Fitore mbi Vlahutinin. Fitore mbi të gjithë ndërkombëtarët që do të kenë thjesht rol këshillues. Por nuk e di se sa kjo fitore e tyre do të jetë e tillë edhe për shqiptarët.

Tags: edi rama
Previous Post

Si po e prezenton qeveria vetveten përmes arkitekturës së objekteve publike ?

Next Post

Shkodër, gjendet një trup i dekompozuar

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Shkodër, gjendet një trup i dekompozuar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.