Robin Krasniqi është shpallur kampioni i ri i botës në peshën e lehtë në boks. Shqiptari i Kosovës që garon për Gjermaninë mundi Dominic Boesel.
33-vjeçari shqiptar nuk ishte pretenden në këtë duel, por ia doli të hidhte në knock out kundërshtarin falë dhe një gabimi taktik të trajnerit.
Në fund të raundit të tretë, Boesel mori një goditje që e hutoi, ndërsa arbitri hyri në mes për të rinisur raundin, trajneri nuk kërkoi ndërprerje.
Rinisja e duelit bëri që Krasniqi t’i jepte goditjen finale duke e shembur në tapetin e ringut 30-vjeçarin. Robin Krasniqi festoi fitoren surprizë dhe më të madhen në karrierë.
“Kjo është dita më e bukur dhe më e madhe e jetës sime. As paratë e gjithë botës nuk do ma jepnin këtë ndjenjë. Mund të boksoj dhe një qind herë të tjera por kurrë nuk do ta harroj këtë mbrëmje”, tha Krasniqi.
Shqiptari ka humbur shansin për t’u shpallur kampion botë në vitin 2013 dhe 2015. Krasniqi deklaroi pas fitores se kishte rëndë dakord për një tjetër duel kundër Boesel.




















