Kush do ta mendonte se dallimet e mëdha të tyre në mendime e opinione që shpesh devijonin edhe në sharje, t’i ketë zgjidhur Turqia.
Më saktë, veprimet skandaloze të administratës së president Recep Tayip Erdogan.
“Për që është Berat Buzhala m… prej njeriu, nuk ma ndryshon mendjen kurrë”, e nis postimin e tij deputeti Ismaili në facebook.
“Për që vjen dita me i dalë krah, s’ma ka marrë mendja kurrë”, vazhdon ai.
“Me lypë me e arrestue, veç pse është shprehë lirshëm, nuk ka të drejtë kurrkush. E hiç ma pak dikush që nuk është zot shtëpie këtu, e nuk ka as bazë ligjore”, shkruan deputeti opozitar I njohur për qëndrimet e tij të hapura dhe direkte.
“Berati ka plot padi në gjykatë për shpifje, për të cilat ligji, i cili për fat të keq nuk funksionon në Kosovë qysh duhet, duhet me e përndjekë. Por edhe ajo ditë vjen”.
“Na shtet kemi me krijue një ditë, por vetëm duke kërkue drejtësi. E jo për teket e dikujt që mendon se është mbi ligjin, e që edhe ambasadat, e edhe vetë Berati shpesh mendojnë se munden me e abuzue këtë”, ka shkruar deputeti Ismaili.
Reagimi i tij vjen pas agjencia e lajmeve Reuters publikoi sot një artikull sipas të cilit ajo e ka parë dokumentin ku Ambasada e Turqisë në Kosovë i ka kërkuar MPJ-së së Kosovës që të arrestojë gazetarin Berat Buzhala.
Arsyetimi për këtë kërkesë është se Buzhala ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kundër presidentit Erdogan dhe ka bërë thirrje për ta luftuar këtë regjim./lajmi.net

.
Source: aktualitet lajmi.net






















