• Latest
  • Trending
  • All

Firma te inceneratorët/ Detajet që nxjerrin bllof Erjon Veliajn

30/07/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Firma te inceneratorët/ Detajet që nxjerrin bllof Erjon Veliajn

30/07/2022
in Aktualitet

Në morinë e shkresave që i shtruan rrugën koncensionit për inceneratorin e Tiranës, është një dokument që e ngarkon Erjon Veliajn me përgjegjësi direkte për kalimin e 91 milion eurove me një firmë.

Bëhet fjalë për shkresën e marsit të vitit 2017, të cilën Lapsi.al e ka sjellë edhe më parë për lexuesin. (Shiko më poshtë)

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Firma e Veliajt jep miratim për inceneratorin e Tiranës dhe është përgjigje për Alqi Bllakon. Shkresa i hapi rrugë kalimit të 91 milion eurove drejt xhepave Klodian Zotos dhe shokëve të tij.

Paratë vazhdojnë kalojnë. Por në Sharrë nuk ka ende incinerator.

Deri më sot, firma e Veliajt është denoncuar nga opozita që e akuzon se ai shkeli ligjin kur mori përsipër kompetencat e Këshillit Bashkiak. Në Komisionin Hetimor, Veliaj tha se kishte dhënë miratimin vetëm “parimisht” dhe se Këshilli Bashkiak e kishte miratuar më vonë kontratën, një deklaratë që u konsiderua e gënjeshtërt. Por Monika Kryemadhi ka nxjerrë disa dokumenta që shpjegojnë se si u distancuan faktorët e tjerë nga zelli që tregoi Veliaj për inceneratorët.

Tërheqja e Arben Ahmetajt

Qëndrimi që mbajti Arben Ahmetaj, Ministër i Financave ishte në veçanti ishte interesant, sepse tregonte se si u distancua ai nga afera që Veliaj vendosi ta firmosë.

Kur Lefter Koka i kërkoi miratim për inceneratorin e Tiranës, ndryshe nga Veliaj, Ahmetaj refuzoi të jepte miratim të hapur. Ai bëri një hap pas dhe ia la përgjegjësinë kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Tek shkresa që firmosi Ahmetaj shkruhej se ai nuk kishte asnjë koment për konçensionin sepse përfituese ishin bashkitë e Tiranës dhe jo qeveria.

“Referuar shkresës nr. 8275/1 prot., datë 27.03.2017, me anën e së cilës Kryetari i Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj Bashkie referuar studimit të fizibilitetit, shprehemi pa komente për sa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë” shkruhet në përgjigjen e Ahmetajt.

Pavarësisht shënimit “pa koment”, Ahmetaj shkeli ligjin sipas Kryemadhit, sepse duhet të kishte bllokuar projektin që mbante vetëm firmën e Veliajt dhe jo të kryetarëve të tjerë të bashkive që do të digjnin plehrat në incenerator.

Por sërish, shënimi i ish-ministrit tregon shumë. Në sfondin e refuzimit të Ahmetajt, del akoma më e qartë shkelja e Veliajt. Pavarësisht kësaj, ai guxoi ta hedhë firmën që sot e bën kandidat për SPAK.

Debati në komisionin e prokurorimit

Detaji i dytë që shton dyshimet mbi kryebashkiakun Veliaj është një debat që ka ndodhur mes anëtarëve të Komisionit të dhënies me Konçension të procedurave të inceneratorit. Në mbledhjen e 31 Gushtit të vitit 2017 është vënë re anashkalimi i Këshillit Bashkiak nga firma e Erjon Veliajt.

Kryetarja dhe dy anëtarë kërkuan miratimin e kontratës nga Këshilli Bashkiak dhe jo nga Erjon Veliaj.

Por dy anëtarët e Komisionit nga Bashkia e Tiranës, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu thanë se kjo nuk ishte e nevojshme dhe mjaftonte firma e Veliajt që projekti të kalonte.

Pak ditë më pas, Veliaj u detyrua ta mblidhte Këshillin Bashkiak ashtu siç kërkuan anëtarët e Komisionit të prokurorimit, por atëherë kontrata ishte lidhur dhe angazhimi financiar ishte realitet.

Të dyja episodet, si tërheqja e Arben Ahmetajt ashtu edhe debatet në Komisionin e Prokurorimit, tregojnë dyshimet se Veliaj shkeli ligjin për inceneratorin e Tiranës nuk prekën vetëm opozitën, por u shfaqën edhe brenda mazhorancës. Dihet tashmë që vetëm prokurorët e SPAK kanë imunitet dhe nuk guxojnë të merren me Veliajn./Lapsi.al

Previous Post

Vuçiç: Nuk ka dialog në Bruksel derisa Kurti të jetë aty 

Next Post

Sa informatorë të Sigurimit të Shtetit ka pasur në çdo qytet

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Sa informatorë të Sigurimit të Shtetit ka pasur në çdo qytet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.