Autoritetet Austriake e vlerësuan këtë rrezik ndaj konsumatorit si mjaft serioz, pasi ekzaminuan disa prej ngarkesave dhe zbuluan praninë e aflatoksinës në kategorinë e mykotoksinave sipas në vlerat : B1 = 11.3; Tot. = 13.37 µg/kg – ppb. Mostrat e ngarkesës u analizuan në 25 Tetor 2016. Në 27 Tetor 2016, Danimarka urdhëroi ndalimin dhe sekuestrimin e disa ngarkesave me FIQ TË THATË me prejardhje nga Turqia të cilat rezultuan të kishin sasi të larta aflatoksine në masën 22 mikrogramë për kilogram.
Sipas burimeve përpara se të hynin në tregun vendas. Në po të njëjtën datë, Autoritetet Gjermane arritën të ndalonin dhe sekuestronin produkte të tjera me origjinë nga Turqia. Ngarkesat) me FISTIKË rezultuan të kishin sasi të lartë ndotjeje me aflatoksinë në një sasi prej 20.3 mikrogramë për kilogram. Thuhet se rrufeja nuk bie dy here në të njëjtin vend, por kjo nuk vlen për rastin e eksporteve turke në Gjermani.






















