Filmi i metrazhit të shkurtër “Shok” me skenar dhe regji të Jamie Donoughue nesër filon xhirimet,, të cilat do të zgjasin 5 ditë me lokacione kryesisht në Mitrovicë.
Ky film është një koproduksion mes Kosovës dhe Anglisë. Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë, “Shok” është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë.
Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.
Asistente e regjisë është regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtori fotografisë është skocezi Philip Robertson.
Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott.


















