Shfaqet premierë në natën e parë të festivalit të filmit “Tiff”
Është çelur Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë. Salla e kinema Millenium u mbipopullua nga të ftuarit dhe kuriozë, të cilët panë premierën shqiptare të filmit të shumëpërfolur “Burrnesha”. E pranishme në premierën shqiptare ishte dhe regjisorja italiane Laura Bispuri, por aktorja italiane, protagonistja e filmit me tematikë shqiptare mungoi. Java e konkurimit në TIFF sapo ka filluar.



















