• Latest
  • Trending
  • All

Fillon peticioni ‘online’ kundër fituesit të Nobelit të Letërsisë i cili ka fyer shqiptarët, mijëra nënshkrime në orët e para

10/10/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 1 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fillon peticioni ‘online’ kundër fituesit të Nobelit të Letërsisë i cili ka fyer shqiptarët, mijëra nënshkrime në orët e para

10/10/2019
in Aktualitet, Dhe të tjerat, Kulture

Pak orë pas ndarjes së çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke është nisur një peticion online kundër këtij vendimi.Mijëra nënshkrime janë mbledhur që në orët e para të nisjes së këtij peticioni.

Handke njihet si mbështetës i kriminelit serb, Slobodan Millosheviq, ai po ashtu ishte kundërshtar i madh i bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Shkrimtari austriak në disa inçizime të vitit 2014, shihet qartë teksa ofendon të mbijetuarit nga Bosnja dhe Kosova “Vafshi në djall, aty ku tashmë jeni”, dëgjohet Handke.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Handke njihet si mbështetës i kriminelit serb, Slobodan Millosheviq, ai po ashtu ishte kundërshtar i madh i bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Shkrimtari austriak në disa inçizime të vitit 2014, shihet qartë teksa ofendon të mbijetuarit nga Bosnja dhe Kosova “Vafshi në djall, aty ku tashmë jeni”, dëgjohet Handke.

Vendimi i Komitetit të Nobel-it ka ngjallur reagime të shumta. 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter ka thënë se vendimi i Komitetit të Nobel për ndarjen e çmimit për Letërsi për shkrimtarin austriak ka ngjallur dhimbje të pafund tek viktimat e panumërta.

Ai ka shkruar se i mban mend vitet e 90, kur shkrimtari austriak kishte vendosur të mbështes autorin e gjenocideve në Kosovë dhe Bosnjë.

Po ashtu, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka konsideruar skandaloz veprimin e Komitetit Nobel.

Përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook, ajo ka shkruar: “Skandaloze! Komiteti Nobel vendosi që të shpërblejë Peter Handken – një njeri që lavdëroi Milosheviqin apo “Kasapin e Ballkanit” dhe mbështeti regjimin e tij gjenocidal – me çmimin për letërsi… Ky është një vendim absurd dhe i turpshëm”, ka shkruar ajo në Facebook.

Po ashtu edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka reaguar ndaj ndarjes së çmimit Nobel në letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke (1942), duke i dërguar një letër Akademisë Suedeze në Stokholm.

Në letrën e ASHAK-ut thuhet se Handke është një eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviqit dhe i luftërave të tij gjenocidale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën.

Gjithashtu,  ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovë, Behgjet Pacoli ka thënë se është i tronditur nga vendimi i Komitetit të Nobel-it.

Ai ka shkruar se është veprim i turpshëm që shkon kundër vlerave të çmimit Nobel.

Reagime ka pasur edhe nga Shqipëria, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk do të besonte kurrë se Komiteti i Nobel-it, do të bënte diçka kaq të turpshme.

“Kurrë nuk do të mendoja që do të më bënte me vjellë çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë një autoritet moral si Akademia Nobel ku turpëria është vulosur si një vlerë e re. Jo nuk mund të bëhemi kaq tolerant ndaj racizmit dhe gjenocidit”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Twitter.

Po ashtu, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka reaguar ashpër pas vendimit të Komitetit të Nobelit për t’i akorduar këtë çmim për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke.

“Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të gjenocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm” – shkruan Cakaj në Twitter, njofton Telegrafi.

Ndryshe, Handke, bashkë me autoren polake Olga Tokarczuk janë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi.

Çmimi Nobel për Letërsi sivjet u nda për dy vite, pasi vitin e kaluar është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Handke, 76-vjeç, siç është thënë është shpërblyer “për punën me ndikim në eksplorimin e specifikës së përvojës njerëzore”.

Nobeli i vitit të kaluar u ndalua, për herë të parë që nga viti 1949, pasi Akademia Suedeze, institucioni që zgjedh fituesit, u godit nga një skandal seksual i pahijshëm, pasi bashkëshorti i një anëtareje ishte dënuar për përdhunim.

Shkrimtari britanik Kazuo Ishiguro ishte fituesi i fundit, në vitin 2017.

Këtë javë, u ndanë edhe çmimet për mjekësi, fizikë dhe kimi, ndërsa të premten do të ndahet Nobeli për Paqe.

/Telegrafi/

Post Views: 90
Previous Post

Thëniet pozitive që ju ndihmojnë ta mposhtni depresionin

Next Post

Negociatat në vitin 2020/ Franca: Shqipëria dhe Maqedonia s’janë gati

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Negociatat në vitin 2020/ Franca: Shqipëria dhe Maqedonia s’janë gati

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.