Kryeministri maqedonas i ka dërguar një mesazh urim kryetarit të Bashkësisë Islame, Reis ul Ulema efendi Sulejman Rexhepi
Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski i ka dërguar një mesazh urim kryetarit të Bashkësisë Islame, Reis ul Ulema efendi Sulejman Rexhepi.
“Më lejoni Juve personalisht, anëtarëve të Riasetit dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë, në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me gjithë respektin dhe dëshirat e sinqerta t’ua uroj fillimin e muajit të Ramazanit”, thuhet në urim.
Më tej Gruevski shkruan se muaji i shenjtë i Ramazanit paraqet lartësim të së mirës, shumë gëzim dhe unitet.
“Nga këto shkaqe, Ju dëshiroj që ditëve në vijim të agjërimit dhe lutjeve t’Ju sjellin mendime të pastra dhe vepra të mira, dhe ato të jenë stimulim i tolerancës, drejt përparimit dhe mirëkuptimit të përgjithshëm, si në bashkësinë tuaj, ashtu edhe në shoqërinë tonë të përbashkët. Ato janë vlera që i nevojiten çdo njeriu dhe çdo bashkësie, vlera drejt të cilave duhet të synojmë, t’i respektojmë dhe bashkërisht t’i kultivojmë. Ju dëshiroj ditë të lumtura festive, shumë dhurata, mëshirë dhe falje në çdo shtëpi Tuaj”, thuhet në urimin e kryeministrit Gruevski.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















