• Latest
  • Trending
  • All

Fiks fare denoncon skandalin- “Dua një respekt…”, kodet për prostitucion me vajzat që janë nxënëse në shkollë

27/01/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 30 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Fiks fare denoncon skandalin- “Dua një respekt…”, kodet për prostitucion me vajzat që janë nxënëse në shkollë

27/01/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme, SHQIPERIA

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një skandal brenda dhe afër një shkolle në Kamzë. Një ish-nxënës i shkollës së mesme “Ibrahim Rugova” denoncoi se në lokalet ngjitur me gjimnazin ushtrohet prostitucion.

Ndërkohë, brenda shkollës shitet lirshëm lëndë narkotike. Brenda dy ditësh, emisioni investigativ dokumentoi se shumica e lokaleve ngjitur me këtë shkollë ushtrojnë prostitucion.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Madje, afër gjimnazit janë edhe disa hotele për favoret seksuale. Në këto lokale dhe hotele shkojnë edhe nxënës të kësaj shkolle, ku për këto favore ka edhe një kod; dua një respekt! Nga ana tjetër, në afërsi të gjimnazit, por edhe brenda tij, shitet lëndë narkotike. “Fiks Fare” faktoi se në këtë zonë operojnë disa grupe shpërndarësish, duke vënë në rrezik të miturit dhe adoleshentët që mësojnë në këtë shkollë.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua një nxënës i kësaj shkolle, i cili sapo ka mbaruar gjimnazin. Ai denoncoi se në disa lokale afër shkollës “Ibrahim Rugova” ushtrohet prostitucion. Sipas tij, lokali i parë është 50 metra, i dyti 100 metra.

“Aty shkojnë nxënës 15, 16 vjeç, ata që janë në shkollë. Në këto lokale rrinë disa pleq, sa për mos të rënë në sy që është lokal femrash. Pronarët i japin raki falas pleqve. Te lokali i parë është një femër që e administron, nuk kuptohet dot kush është pronari. Te lokali tjetër, klientët shkojnë atje për të bërë porosinë dhe më pas shkojnë në një hotel të fshehtë. Te lokali i parë mbajnë vetëm kameriere femra, të vijnë te tavolina, të kërkojnë çfarë do të pish. Të fërkojnë nga kofshët. Unë nëse s’dua të pi gjë, i them ‘DUA NJË RESPEKT’. Kodi është dua respekt” thotë denoncuesi. Ai pohon se pazaret i bën kamarierja.

“Njëri lokal ka 6 a 7 tavolina, janë të zëna me pleq, që mund të paguajnë ndonjë pije. Lokali i parë e ka hotelin të palicensuar, shumë afër shkollës. Te ajo zonë, ku janë këto lokale, krahas gjimnazit është edhe një shkollë profesionale, dy shkolla të tjera dhe një gjimnaz. Pikërisht midis dy shkollave ushtrohet prostitucioni.

Në këtë zonë janë shkolla Profesionale e Kamzës, Kamza e Re dhe gjimnazi Ibrahim Rugova. Nëse shkoj, mjafton me këtë kod dhe direkt më ofrohet një shërbim seksual” thotë ai. Ish-nxënësi pohon se në këto vende iu ofrohet shërbimi seksual edhe nxënësve të shkollës, nën 18 vjeç.

“Ka punuar e shkreta gjithë ditën në shtet”

Pas denoncimit, bashkëpunëtori i “Fiks Fare” shkon në këto lokale të njohura për nxënësit e shkollave në Kamzë. Ai shkon në një lokal përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova”. Bisedon me një vajzë dhe i kërkon favore seksuale. Ajo i thotë se sot s’mundet, se nuk është mirë. “Hajde nesër” i thotë. Ulet në një tavolinë tjetër, ku është sërish një vajzë. I thotë “dua një respekt nga ty”, dhe ajo i përgjigjet se “nesër, tu pa tu bë!”. Djali shkon në një lokal tjetër, sërish ngjitur me gjimnazin dhe bisedon me “pronaren”. Ajo i thotë ke atë pukjanen, ndërsa djali i pohon se “ajo nuk ishte në terezi”. Pronarja e pyet edhe njëherë se ça kishte, ndërsa ai i thotë se ishte duke lënë punën. Ajo i përgjigjet se “ka punuar gjithë ditën në shtet, gjithë ditën” dhe bën me shenje gishtin e mesit. Ajo i thotë se me I.. ke folur, po do 50 mijë lekë, po nuk vjen këtu, po te vendi. I jep nr e telefonit të I. Ajo i thotë se nesër ta qit ajo.

Të nesërmen, djali shkon sërish në lokal dhe kërkon banakieren, të cilës i thotë “dua respekt”. Pret disa kohë dhe bisedon me klientët, pikërisht me ata që qeras lokali. Njëri prej tyre i thotë se me B. do shkosh. “Ti si karkalec do të… B…, ajo është si balenë” i thotë. Pas disa minutash takon B, dhe shkojnë në një godinë afër gjimnazit, që shërben si edhe hotel. Te porta është një djalë që e pyet nëse është apo jo me pagesë. Më pas i jep 5000 lekë dhe ngjitet në dhomë. Gruas i jep 10 mijë lekë të vjetra dhe ajo i thotë se bën më shumë. “Unë me 10 mijë lekë nuk …” i thotë ajo, ndërsa i kërkon edhe 5 mijë lekë të tjera. Djali e pyet nëse mund të sjellë edhe një shok, që është në gjimnaz, që s’ka mbushur 18 vjeç. Ajo i thotë po me 30 mijë lekë. “Unë do ta mësoj” i thotë në fund.

Ndërkohë, në një rast tjetër, djali bisedon përballë gjimnazit me një tjetër vajzë që ushtron prostitucion në zonë. Ajo i thotë nëse është ende në shkollë, apo e ka mbaruar. Ai i thotë se po, ndërsa ajo i thotë a ke shtëpi a jo. I thotë se “sa të pi kafe me shoqet dhe do të vij, hajde më bëj një ofertë telefoni”. Më pas bisedojnë dhe qytetari i thotë se “ik pi kafe” dhe më pas do të jap 10 mijë lekë. Ajo i kërkon “15 mijë lekë”.

Djali – Ku je mo shpirti?

Vajza 1 – Ça bone?

Djali – Mirë.

Vajza 1 – A je mirë?

Djali – Mirë. I thuaj asaj mund të vish pak këtu të flas diçka me të. Ajo.

Vajza 1 – Thirre vetë, hajde brënda.

Djali – Ti sa e ka pazarin me ma dhënë mua?!

Vajza 2 – Nuk, nuk jam në terezi për zotin, jam pa qejf.

Djali – Nesër?

Vajza 2 – Nesër shofim, po sot…

Djali – Si kalove? Mund të ulem pak?

Vajza 3 – Mund të ulesh. Ulu.

Djali – Doja një respekt nga ti.

Vajza 3 – Ëë?

Djali – Doja një respekt nga ti.

Vajza 3 – Ëë, jo sss’mundem.

Kamarierja – A do pish diçka?

Djali – Jo dua respekt.

Kamarierja – A mendova…

Djali – Nesër?!

Kamarierja – Nesër kismet, tu pa tu bo!

***

SHKON NË NJË LOKAL TJETËR…

Djali – Si të kam?

Sekserja – Hë mo ku ishe.

Djali – Hajde njëherë, hajde.

Sekserja – A ishe në shishe!

Djali – A do me pi ndonjë gjë a jo.

Sekserja – … sa kam ardhur prej spitali.

Djali – Pse ça ke?

Sekserja – jam sëmunë.

Djali – Kena ndonjë këtu ne?

Sekserja – O… ishte këtu, ju s’keni qenë.

Djali – Merre B… në telefon, të flas pak me të.

Sekserja – Po ke atë pukjanen.

Djali – Ajo pukjanja s’ishte në terezi.

Sekserja – Ça kishte?

Djali – Ëë?

Sekserja – Ça kishte ajo, ishte sëmurë?

Djali – Ishte në, tu e lënë punën dhe ishte keq fare.

Sekserja – Ëë, ka punuar gjithë ditën! Punë shteti! Gjithë ditën.

Djali – Ke nga një me na shoqëru këtu?

Sekserja – O… ishte me … këtu. E…?

Djali – Cila E…?

Sekserja – Do 50 mijë lekë!

Djali – 50 mijë lekë?

Sekserja – Ëëë.

Djali – Thirre këtu ta bëj muhabet me të.

Sekserja – Nuk vjen këtu ajo, shkon…

Djali – Për mubahet!

Sekserja – Merre në telefon.

Djali – Shkruaje numrin e telefonit (i jep nr e telefonit). Si e ka emrin?

Sekserja – E…

Djali – A po fol ti me të? Neser i thuaj!

Sekserja – Nesër?

Djali – Po.

Sekserja – Po nesër kismet. Nesër? Unë thashë se e doje për sonte! Nesër ta qis unë. Ta qis unë nesër .

Djali – Ma qit ti nesër?

Sekserja – Po.

Djali – Sa lekë do kjo, 50 mijë lekë?

Sekserja – Mos bërrtit.

***

Dita 2

Djali – Respekt dua unë!

Kamarierja – Ëë?

Djali – Respekt, si gjithmonë.

(Në lokal vijnë vajza të reja. Në tavolina qëndrojnë disa të moshuar)

Djali – Hajde, hajde se nuk du me pi.

Kamarierja – Çfarë do me pi?

Djali – Nuk du me pi jo! Du B…

I moshuari – Nga je tu shku ti, hajde prapë (i drejtohet vajzës së re). Hajde moj se ka njerëz.

Djali – O V…, një sekondë.

V… – Po.

Djali – A ma jep numrin e B…

I moshuari – Ti do me … B…?

Djali – Po.

I moshuari – Do me … B… sot?

Djali – Po.

I moshuari – Gjithë asaj balene ti hipësh ti ore? Ti si karkalec ore, ça ti bësh asaj?

V… – 7, 7, 7…

Djali – Tre 7-ta…

V… – 10. (Telefonon B…) Më mori mua në telefon, mos i thuaj ta kam dhënë unë numrin…

Djali – Në rregull.

***

BISEDË ME NJË TJETËR VAJZË PARA GJIMNAZIT…

Djali – Si kalove? Sa është dita?

Vajza – Po shkoj të pi një kafe me shoqet.

Djali – Sa lekë do?

Vajza – 1500 bën oferta!

Djali – S’kam terezi ofertash sot, unë të jap 20 mijë lekëshin, 30, 50 mijë lekë.

Vajza – Sa të pi kafe me shoqet do … Po ti ça po bën këtu?

Djali – Një puthje të vogël.

Vajza – S’je në shkollë?

Djali – Jo, unë nuk jam nxënës shkolle.

Vajza – Ashtu?

Djali – E kam mbaruar gjimnazin.

Vajza – A ke shtëpi ti?

Djali – Shko pi kafe do të marr në telefon. Të jap 12 mijë lekë.

Vajza – Ok!

***

SHKON NË NJË HOTEL, SËRISH NË AFËRSI TË GJIMNAZIT

Djali – 10 mijë lekë ëë?

Prostituta – Ta bëj kështu… Kjo V…

Djali – Për zotin, nëse i kam dhënë 500 lekë, e qerasa me një…

Sportelisti – … dhe pagesën?!

Djali – Hec se erdha (paguan lekët e hotelit).

Prostituta – E dua dhe nesër.

Sportelisti – Nesër je lart ti…

Prostituta – O me banjo me të gjitha (dhoma e hotelit).

Djali – Lekët para ëë?

Prostituta – Kush ta dha numrin? V… ta ka dhënë! Hë se ja kallzoj V… (për kaq pak lekë). Unë me 10 mijë lekë nuk … Mirë, mirë me 15 mijë.

Djali – Jo, jo s’kam.

Djali – Ta bie një shok nesër unë?

Prostituta – Ëëë?

Djali – 30 mijë lekë do ta bie.

Prostituta – Mirë, ma bjer.

Djali – 30 mijë lekë?

Prostituta – Të rri dy orë me të.

Djali – 30 mijë lekë?

Prostituta – Po, po do ta mësoj unë ama.

Djali – Ai çuni është 17 vjeç.

Prostituta – Mirë, mirë se e mësoj unë.

Djali – 16 a 17 vjeç, se di sa është.

Prostituta – Nesër ma bjer mua atë, t’ja bëj qejfin, të kënaqet ai t’ja bëjë Zoti hallall. A do me e pru direkt ti, ta bjesh këtu te dera, vij unë te dera. Dakort?

Djali – Në rregull!

Prostituta – Mos me e pa as te lokali mos me e çue.

Djali – Në rregull.

***

Post Views: 70
Previous Post

Ambasadori shqiptar zbulon se çfarë ndodh në Kinë, thirrja për shqiptarët

Next Post

Afati po skadon, marrëveshja Kurti-Mustafa në duart e ndërkombëtarëve

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Afati po skadon, marrëveshja Kurti-Mustafa në duart e ndërkombëtarëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.