SHBA-të dhe fqinji i saj jugor Meksika ndajnë një kufi të gjatë rreth tre mijë kilometra, ku në një pjesë prej 1.100 kilometra janë muret e copëtuara, gardhet dhe telat.
Vlera e kësaj “barriese meksikano-amerikane” është vlerësuar në 2.4 miliardë dollarë, ku me anë të sensorëve dhe kamerave monitorohet nga administrata amerikane për kontrollin e kufijve. Barriera fillon në shtetin amerikan të Kalifornisë dhe përmes shteteve New Mexico, Arizona dhe Teksas, shtrihet në lindje, raporton Anadolu Agency.
Presidenti amerikan Donald Trump, pas marrjes së detyrës ka marrë hapin e parë për të realizuar projektin për ngritjen e murit në kufirin me Meksikën, i cili ishte një nga premtimet më të rëndësishme gjatë fushatës zgjedhore.
Trump në pjesën e jashtme të barrierës meksikano-amerikane, e cila është rreth 1.900 kilometra e gjatë, më saktësisht për 1.600 kilometra, synon të ndërtojë një mur.






















